LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lufta” mes grave të mazhorancës/Balla i përgjigjet Kryemadhit: Ja pse na sulmon

29 Mars 2017, 15:15, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhje me akuzat e ngritura mbi reformën në arsim.

Gjatë një takimi me të rinjtë e Elbasanit, Balla tha me ironi se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës, që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para kryeministrisë.

Ai i kujton deputetes aleate se deklaratat e saj bëhen me qëllim që të manipulojë brezin e ri.

?Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes?, tha Balla.

Pak ditë më parë, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla./CityNews

Lajmet e fundit nga