LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kavajë 2017/Ka votim jo zgjedhje dhe sfidë ndaj dekriminalizimit

29 Mars 2017, 15:11, Aktualitet CNA

Presidenti ka dekretuar zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. Kryetari i Bashkisë i zgjedhur më 2011 dhe 2015 është larguar nga funksioni për shkak të ligjit të de-kriminalizimit. Qënia e tij objekt i ligjit ishte e njohur përpara ri-kandidimit të tij më 2015, por mazhoranca e mbështeti duke refuzuar zërat kritikë të ardhur nga shoqëria civile dhe partitë e tjera politike në Shqipëri, si dhe faktori ndërkombëtar. Për pasojë, Kavaja shkon në zgjedhje, të nëntat prej vitit 1991. Kavaja ka pasur edhe njëherë tjetër zgjedhje të pjesshme (fundi i viteve ?90) për arsye të tjera, por zgjedhjet e 7 majit mund të jenë unike, ? të dytat në historinë pluraliste të Shqipërisë me vetëm një kandidat në garë. Edhe në zgjedhjet 2015, në bashkinë e Kurbinit pati vetëm një kandidat në garë, pasi opozita mbeti jashtë saj për shkak të masave kundër de-kriminalizimit.

Në historinë politike Kavaja ka qenë një bastion i të djathtës, zona zgjedhore e kryetarit historik të PD (Berisha), dhe madje, me devijim të vetëm, kalimin edhe më djathtas më 1997, kur votoi për të Djathtën e Bashkuar kundër ish kryetarit të PD (T.Shehu). E majta politike ka pasur suksese simbolike, kryesisht në periudha trazirash (1997) dhe sidomos pas hyrjes në politikë të ish kryetarit Rroshi, ? një figurë gjerësisht e kontestuar politike, por me mbështetje të fortë nga kryetari i PS Rama. Edhe pas shkarkimit nga KQZ, Këshilli i Ministrave dhe Gjykata Kushtetuese, ende PS nuk ka ndërmarrë masë politike distancimi nga ish kryetari Rroshi, ? një tregues i qëndrimit me dy standarde në zbatim të ligjit të de-kriminalizimit.

Referuar të dhënave krahasuese në Kavajë, prej vitit 1992 demokratët kanë drejtuar për 19 vjet, socialistët për 6 vitet e fundit. Ata mund ta fitojnë lehtësisht mandatin vijues deri më 2019, për shkaks e mund të jenë subjekti i vetëm politik në votimin e 7 majit.

Instituti i Studimeve Politike, me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenauer është duke monitoruar zbatimin e ligjit të de-kriminalizimit, si dhe duke hartuar një database kombëtare mbi rezultatet zgjedhore në vite. Parë në këtë prizëm, ISP konstaton me shqetësim se në zgjedhjet parlamentare 2017, rrezikojmë të kalojmë nga individët e inkriminuar vendimmarrës në politikë, në zhvendosje ?brenda familjes?, ? promovim e zgjedhje të individëve të së njëjtës familje, por me suport të fortë politik nga persona të përjashtuar nga politika për shkak të ligjit të de-kriminalizimit.

Ky paralajmërim i bërë nga ISP në nëntor 2016, mund të rezultojë i vërtetë në zgjedhjet e Kavajës, ku kandidat mund të jetë një person pa probleme me de-kriminalizimin, por pjesë e stafit dhe e ?familjes? me rekorde të provuara kriminale në të kaluarën. Ky rast tregon se partitë nuk kanë reflektuar nga penalizimi unikal që mori imazhi dhe moraliteti i Shqipërisë politike përmes ligjit të de-kriminalizimit, si dhe dëshmon se strukturat e etikës dhe de-kriminalizim në partitë kryesore janë formale, nuk funksionojnë dhe nuk mund të konsiderohen.

Pasqyra mbi të dhënat zgjedhore Kavajë tregon se piramida e votës ka ndryshuar dukshëm, ? nga zona bastion e së djathtës, në zonë e të majtës, dhe vetë fakti se nuk ka interes konkurrues në zgjedhjet e pjesshme Kavajë, flet për formalitetin e votimit aty, ? një simbolikë negative për standardet e demokracisë dhe standardet zgjedhore që po aplikohet prej vitesh nga partitë e mëdha politike në Shqipëri./ISP

Lajmet e fundit nga