LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flet kryetari i KQZ/S'jam dashnor partive politike, ja kur shtyhen zgjedhjet

29 Mars 2017, 20:46, Aktualitet CNA

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, foli në një studio televizive për zgjedhjet e 18 qershorit. Biba tha se zgjedhjet mund të zhvillohen dhe pa opozitën, por kjo nuk do të jetë e ndershme nga ana morale, pasi nuk ka shumë alternativa për të zgjedhur.

Më tej, Biba u shpreh se nuk preferon të jetë dashnori i asnjë partie politike, por shpreson që të mbrojë sa më mirë interesat e opozitës.

Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve, kreu i KQZ thekson se ato mund të shtyhen maksimumi për 30 qershor, pasi më shumë është e pamundur për shkak se ligji aktual nuk e lejon.

Pjesë nga intervista

Kishit menduar se do ishit në krye të KQZ?

Biba: Jo domosdoshmërisht Komisioni është ëndrra ime përfundimtare profesionale, por në udhëtimin e një juristi KQZ është institucion shumë i rëndësishëm. Duke qenë nënëkryetar, një lloj dëshire për karrierë vjen natyrshëm.

Pati dakordësi nga PD.

Biba: Gjatë përjashtimeve në Komisonin e Ligjeve PD më kurseu. Marrëdhënia besoj të jetë e mirë, politika është e çuditshme në Shqipëri, nuk pres të jemi I dashuri i asnjë partie, janë dashuri të dhimbshme. Do mundohem të jem avokati më i mirë i interesave të opozitës në KQZ. Në Shqipëri duke qene se pozicionet e palëve janë shumë antagoniste, çdo raport i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri starton me shprehjen: Dhe këtë rradhë zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në kuadrin e një frymë antagoniste mes partive kryesore politike. E shikojnë veten jo si kundërshtare por si armike.

Situata politike, bojkoti i opozitës

Biba: KQZ është në një pozicion të vështirë. Nuk kemi shumë rrugë, ose të bëjmë zgjedhjet në 18 qershor, kutitë të çelen. Nga ana tjetër, ana morale, si mund të ketë zgjeshje pa opozitën? Opozita nuk mund të emërohet nga KQZ, se kush do jetë opozita e rradhës. Do ketë votime por nuk do ketë zgjedhje, nuk do ketë shumë për të zgjedhur. KQZ do bëjë çdo gjë që në 18 qershor të ketë proçes. Nëse do ketë pjesmarrje të konsideruar do të thotë që qytetarët e kanë dashur këtë proçes përtej çdo loje politike.

Shtyrje zgjedhjesh, ka precedent.

Biba: Në 2007 ka pasur një problem me certifikatat dhe u vendos me ligj. Ligji i kohës nuk përcaktonte afatet zgjedhore, kurse ligji aktual i përcakton. Zgjedhjet janë lënë me 18 qershor, mbetet për ta shtyrë deri në 30 qershor. Dikush mund të thotë pse jo në shtator. 30 shtatori nuk bëhe fjalë. Mund të shtyhet vetëm një javë, nuk ka pse, nuk fitohet asgjë. E vetmja mënyrë për ti shtyrë është ndryshimi i këtij ligji në parlament, kërkon 84 vota. Aktualisht nuk mund të ketë shtyrje nëse nuk ndryshohet ligji.

Lajmet e fundit nga