LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga shkallët/Niset me urgjencë drejt Tiranës 65-vjeçarja nga Korça

29 Mars 2017, 16:50, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës. Një 65-vjeçare ka rënë nga shkallët dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se shtetasja E. G. është rrëzuar nga shkallët e banesës, duke marrë fraktura të rënda në trup.

Ajo është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit juglindor dhe është cilësuar si aksidentale nga kunata e 65-vjeçares.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga