LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

18 qershori/ Regjistrohet LSI, KQZ ngre edhe KZAZ-në e Kavajës

29 Mars 2017, 13:45, Aktualitet CNA

Në KQZ janë regjistruar partitë e para politike që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. LSI është partia e parë nga tri partitë e mëdha që është regjistruar në KQZ, ndërkohë që është regjistuar gjithashtu edhe Partia Komuniste, ajo për Integrim e Prosperitet dhe Partia Arbërrore.

Pritet që në ditët në vijim të regjistrohet edhe PS. Sakaq, gjatë kësaj mbledhje KQZ miratoi gjithashtu edhe ngritjen e KZAZ-së së Kavajës, për zgjedhje e pjesshme lokale që mbahen për bashkinë e këtij qyteti.

Kjo KZAZ do të ketë 3 anëtarë nga PS, 2 nga PD, 1 nga LSI dhe 1 nga PR. Partitë politike kanë afat deri më 2 prill, që të paraqesin kandidatët për komisionerë për zgjedhjet në këtë bashki. /CityNews

Lajmet e fundit nga