LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Opinion/ Juka: Mishi i ardhur nga Brazili kontrollohet, furnizuesi më i madh në botë

28 Mars 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Ish kreu i AKU-së, Genc Juka, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka treguar se Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të mishit, duke nisur nga mishi i gjedhit, derrit dhe shpendëve.

Juka theksoi se Brazili eksporton në të gjithë botën rreth 8 milion tonelata nga të cilat 2 milion janë mish gjedhi. Ai tha se vendet e BE-së, marrin nga Brazili, vetëm nga stabilimente të certifikuara nga FVO-ja (Food and Veterinary Office).

?Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të mishit, duke filluar nga mishi gjedhit, i derrit dhe i shpendëve. Eksporton në të gjithë botën rreth 8 milion tonelata nga ato 2 milion janë gjedhi. Vendet e BE-së marrin nga Brazili vetëm nga stabilimente të certifikuara nga FVO-ja (Food and Veterinary Office), nga 80 e ca stabilimente të certifikuara nga FVO, 20 nga këto kanë zbuluar se ka probleme të baktereve si bakteri coli dhe ai i salmonelës. Janë dy shtame të bakterit coli dhe të salmonelës?, tregoi Juka.

Lajmet e fundit nga