LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ruçi shton presionin ndaj deputetëve/Të enjten të gjithë në Kuvend, mos ...!

28 Mars 2017, 08:35, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka porositur të gjithë deputetët socialistë të mos mungojnë në seancën plenare të ditës së enjte.

Këtë të enjte, Kuvendi pritet të miratojë kodet për Reformën në Drejtësi, të cilët kërkojnë të paktën 84 vota.

Për këtë arsye, Ruçi iu ka kërkuar deputetëve të mos mungojë, madje të anulojnë të gjitha lëvizjet jashtë shtetit, shkruan ?Sot?.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist kërkoi mirëkuptimin dhe gjetjen e dakordësisë me LSI-në për ligjin për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, për të cilin mes PS­së dhe LSI­së në Komisionin e Ligjeve ka pasur mospërputhje. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, ka thënë se ky ligj është ende i papërfunduar për shkak të mosdakordësisë me aleatin e qeverisjes, ndërsa Ruçi ka kërkuar që të sqarohen kundërshtitë dhe të gjendet gjuha e përbashkët për ta kaluar atë në Parlament, në seancën e së enjtes?, mësohet të ketë thënë Ruçi./CityNews

Lajmet e fundit nga