LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse keni ethe, do të thotë se trupi juaj është duke luftuar infeksionet apo gripin

28 Mars 2017, 14:37, Aktualitet CNA

Nëse keni ethe, do të thotë se trupi juaj është duke i luftuar infeksionet apo gripin.

Përdorimi i patates ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në parandalimin e infeksioneve virale. Temperatura e larte e trupit është çdo herë një tregues se diçka nuk po funksionon mirë në organizmin tuaj, në raste të caktuara tregon që sëmundja mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme.

Te personat që  kanë inflamacione ose dëmtime të trurit, temperaturat e larta mund të jenë shumë më të rrezikshme pasi që ato ndikojnë shumë më shpejtë në shkatërrimin e  qelizave të  trurit.

Një këshillë shumë e vlefshme, që përdoret në kushte shtëpie është përdorimi i patates

Merrini disa patate dhe pastrojini mirë, vendosini ato poshtë  këmbës dhe vishni çorape të trasha. Kjo do të ju ndihmojë në uljen e etheve dhe në përmirësimin e dukshëm të gjendjes suaj.

Është mirë që gjatë kësaj gjendjeje të pini edhe ujë apo çaj në mënyrë që të parandaloni dehidratimin. Përdorimi i çajit të nxehtë mund t?ju ndihmojë në stimulimin e djersitjes.

Rëndësi të madhe ka edhe konsumimi i frutave të freskëta, në formë të shtrydhur, siç janë limoni ose portokalli, të cilat janë të pasuruara me shumë vitamina. Rekomandohet  që në këto pije të mos shtoni sheqer. /CityNews

Lajmet e fundit nga