Connect with Us

Kërkoni frymëzim?/Lexoni këto 30 shprehje brilante mbi lumturinë, nga Charlie Chaplin

Aktualitet

Kërkoni frymëzim?/Lexoni këto 30 shprehje brilante mbi lumturinë, nga Charlie Chaplin

Publikuar

-

Sir Charles Spencer Chaplin (Lindur në 16 prill 1889 në Ualuorth, Londër, ndarë nga jeta në 25 dhjetor, 1977 në Corsier-sur-Vevey, Zvicër) ishte një regjisor, kompozitor dhe aktor komik i famshëm.

Disa fakte të shkurtër për Charlie Chaplinin:

Babai i tij ishte një vokalist me shumë dhunti dhe aktor.
Nëna e tij ishte aktore dhe këngëtare.
Babai i vdiq kur Charlie ishte 10 vjeç, për shkak të problemeve me alkoolin.
Nëna u shtria në një spital psikiatrik.
Fëmijëria e tij ishte tragjike, u rrit mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.
Nisi të nxjerë fitime që në moshën 8 vjeç.
Debutimin e parë profesionist e pati në grupin e të rinjve “Tetë djemtë e Lancashire”.
ishte i pari aktor që doli në kopertinën e revistës “Time”.
Ja çfarë mund të mësojmë prej jetës së Charlie Chaplinit.

Qasja pozitive: Nuk ka rëndësi nëse ke burimet e duhura apo jo, nëse ke kurajon dhe talentin e duhur, sigurisht që mund të bësh dallimin. Siç ka thënë Chaplini, “Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet”.
Buzëqesh shpesh: Jeta mund të të hedhë një mijë telashe, por është gjithmonë zgjedhja jote që të jesh i lumtur. E qeshura është kura për çdo situatë të vështirë. Siç ka thënë Chaplini, e qeshura është zbutësi i dhimbjes.
Dështimet janë shanse: Ata që përpiqen të bëjnë diçka të re, përballen me situatat më të çuditshme në jetë. Dështimi është i parëndësishëm, thoshte Chaplini. Duhet kurajo.
Ja 30 thënie tejet frymëzuese nga Charlie Chaplin:

Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
Një lavir, një xhentëllmen, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar, gjithmonë shpresojnë për romancë dhe për aventurë.
Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
Unë jam për njerëzit. Nuk kam ç’i bëj.
Në fund, çdo gjë është një shaka.
Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
Më mirë të vdesim, se sa të vazhdojmë të jetojmë kështu.
Gjëja më e trishtë që mund të imagjinoj, është që të mësohem me luksin.
Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë, dhe kjo është një klloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë, se sa çdo politikan.
Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur.
Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
Mbaj mend, gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh në tokë asgjë.
Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
Pushteti të duhet vetëm kur duhet të bësh diçka të dëmshme, përndryshe Dashuria mjafton për të bërë çdo gjë.
Dështimi është i parëndësishëm. Duhet kurajë për t’u shfaqur si budalla.
Për çfarë të duhet një kuptim? Jeta është një dëshirë, jo një kuptim.
Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës.
Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
Aktorët kërkojnë refuzimin. Nëse nuk e marrin, ata refuzojnë vetveten.
E qeshura është zbutësi i dhumbjes. /bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Publikuar

-

Nga

Chris Gadi i bashkohet Egnatias. Mesfushori 29 vjeçar ka  gjetur marrëveshjen me klubin dhe do jetë në dispozicion të ekipit qysh nesër. Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Marseille, apo Lok.Plovid. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe eksperiencën me Charleroi. Karrierës së tij i shtohen edhe Etar dhe Spartak Pleven. Egnatia synon që të sigurojë qëndrimin në elitë.

LEXO EDHE:  Studiuesit zbulojnë 10 gjëra që i bëjnë fëmijët të lumtur

LEXO EDHE:  Nëse dëshironi të plakeni së bashku dhe të lumtur…



“Welcome Chris GADI ! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia ! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym. Charleroi etj . Nesër futbullisti i bashkohet ekipit . KF Egnatia” – shkruan klubi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Nëse dëshironi të plakeni së bashku dhe të lumtur…

LEXO EDHE:  U frymëzuan nga “50 Hijet e Grey-t”, loja e çmendur e çiftit në shtrat del totalisht jashtë kontrollit

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE