LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja me dhunë në Korçë/Kapet njëri prej autorëve, po vidhte sërish

28 Mars 2017, 08:05, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes me dhunë, që ndodhi dy netë më parë, në fshatin Kamenicë. Uniformat blu bëjnë me dije se është kapur 30-vjeçari Enkeledi Kajo, në tentativë për të kryer vjedhjen e një tjetër banese në këtë fshatë.

Kajo lindur në fshatin Nikolicë, Korçë, e banues në Durrës (i dënuar më parë për vjedhje) po tentonte të vidhte në banesën e shtetases E. M., 43 vjeçe.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit N.B., 53 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 27.03.2017 në fshatin Kamenicë.

Pasi nga hetimet e kryera, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë njëri prej autorëve të mundshëm të saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./CityNews

Lajmet e fundit nga