Connect with Us

Ekskluzive/Ja me kë u takua Lulzim Basha në SHBA

Aktualitet

Ekskluzive/Ja me kë u takua Lulzim Basha në SHBA

Publikuar

-

CityNews ngriti një ditë më parë pikëpyetje mbi vizitën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në SHBA, kur pyeti se me kë u takua Basha në SHBA. Pyetje e natyrshme për faktin se as në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe as në çadrën e protestës, ai nuk përmendi asnjë emër.

Në ndjekje të kësaj vizite, CityNews kontaktoi me burime zyrtare të PD, ku mësoi se kryetari Lulzim Basha është takuar me Shefin e kabinetit të presidentit Donald Trump dhe me eksponentë të tjerë të lartë, si Sekretari i Shtetit dhe një zëvendëskryetar. Po të njëjtat burime thanë se takimet e Bashës me zyrtarët e lartë amerikanë kanë qenë jo zyrtarë, por të siguruara nga grupe lobimi, pra private, ndaj dhe nuk janë bërë publikë.

Në fakt, duke mos deklaruar asnjë emër apo institucion konkret, vizita e Lulzim Bashës në SHBA u komentua shumë. Madje disa media hodhën dyshimet se kryetari Basha shkoi deri në anën tjetër të kontinentit për të ngrenë ca dreka-darka dhe për të dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, gjë që mund ta bënte shumë mirë edhe nga Tirana.

LEXO EDHE:  Prokuroria zbardh dy letër porositë/ PD fshehu 650 mijë USD për lobim

Nga ana tjetër, pati edhe ndonjë media amerikane si “BreitBard News”, që tha se Basha ishte i pranishëm në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor. Lajm ky që nuk del të ketë qenë prezent në asnjë media tjetër amerikane por edhe pa konfirmuar nga PD, e cila e kontaktuar nga CityNews, lidhur me vizitën e kryetarit Lulzim Basha në SHBA, konfirmoi veçse takimet që u përmendën më sipër, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk ishte zyrtar./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

KE gati t’i japë dritën jeshile Shqipërisë/ Holanda mund të jetë e vetmja pengesë

Publikuar

-

Nga

KE gati t’i japë dritën jeshile Shqipërisë/ Holanda mund të jetë e vetmja pengesë

Bashkimi Evropian mund të vendosë për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në nëntor ose dhjetor, ndërsa vendi i vetëm që mund të nxjerrë pengesa mund të jetë Holanda.

Gjatë diskutimeve të fundit në Bruksel korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri thotë se, asnjë prej vendeve anëtare të BE nuk ka kërkuar kushte shtesë për Shqipërinë.

Por e kundërta ka ndodhur me Maqedoninë e Veriut ku është kërkuar të shtohet respektimi i Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.

Ndërkohë mbetet për t’u votuar ligji për financimin e partive politike në tetor, kurse sa i takon ligjit për antishpifjen nuk është kusht miratimi, por BE kërkon që nëse ligji kalon në Parlament duhet të merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

LEXO EDHE:  Ja si është ndezur “loja” mes fuqive të mëdha

LEXO EDHE:  Pse nuk udhëton dot drejt SHBA-ve?/ Basha zihet ngushtë: Më vjen keq që keni rënë në këtë nivel

Korrespondenti i Euronews Albania nga Brukseli thotë se, raporti do të publikohet më 6 tetor, ndërsa mbledhja e Këshillit të BE-së ku merret vendimi është vetëm 10 ditë më pas.



Koha e shkurtër në dispozicion mund të bëjë që të shtyhet vendimi për në mbledhjen e dhjetorit ose mund të ketë një mbledhje të veçantë në nëntor.

Duke iu referuar burimeve, Ernest Bunguri thotë se, KE vlerëson shumë reformën në drejtësi dhe kjo mund të çojë një drite jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Por, e gjitha mund të rrëzohet nëse Holanda do të ngrejë pretendime për qëllime elektorale, pasi në këtë vend do të mbahen zgjedhjet parlamentar në mars të 2021./Euronews

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

A do mbyllemi sërish nëse rriten shifrat?/ Manastirliu: Kemi disa skenarë

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse rrezikojmë sërish mbylljen në rast të rritjes së shifrave të të infektuarve me ardhjen e vjeshtës.

Manastirliu tha se ende nuk ka një vendim të tillë, ndërsa theksoi se qeveria ka përgatitur disa skenarë.



Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se për momentin nuk mund të japë një përgjigje ekzakte, pasi aktualisht situate në spitale paraqitet e qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Ndarja e parakohshme e Vasil Tabakut/ Basha: Qëndroi besnik deri në fund për fjalën e lirë

LEXO EDHE:  "Basha-Kryemadhi si shtojcë e Ramës"/ Bislim Ahmetaj skanon Qeverinë dhe Opozitën

“Nuk mund t’jua kthej ekzaktësisht këtë përgjigje. Brenda skenareve situata është dinamike. Ka disa skenarë, jemi në një situatë risku, se çdo hapje aktiviteti edhe e shkollave tani mund të rrisë riskun. Ne nuk mund të themi sot nëse do kemi një mbyllje sepse nuk jemi në këtë situatë. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme”, theksoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.

Stuhia tropikale Sally u shpall uragan të hënën, ndërsa pritet të zbarkojë të martën.

Zyrtarët thanë se uragani do të sjellë deri në 30 centimetra shi dhe erëra deri në 135 kilometra në orë në disa zona.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, shteti i të cilit është ende duke u rimëkëmbur nga uragani i muajit të kaluar Laura, kërkoi nga banorët që “të jenë të zgjuar dhe të sigurt”.



Alabama dhe Misisipi shpallën gjendje të jashtëzakonshme, derisa janë në pritje të uraganit, i cili ndodhet rreth 175 milje në juglindje të Billoksit në Misisipi.

LEXO EDHE:  Fabjan Topollaj zë ngushtë Bashën/ Pse nuk i dëgjove më parë ndërkombëtarët

LEXO EDHE:  Basha-Ramës/ I çmendur që pikturon veten lakuriq

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se uragani ka ndryshuar drejtim dhe nuk pritet të godasë drejtpërdrejt Luizianën, por gjithsesi mund të shkaktojë valë, që mund të çojnë në përmbytje të mëdha.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanë qenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur tri javë më parë.

Përveç Sallyt, janë edhe katër stuhi të tjera tropikale – Paulette, Rene, Teddy dhe Vicky – që janë duke u vërtitur në pellgun e Oqeanit Atlantik./REL

LEXO TE PLOTE