Connect with Us

E përplas makina në Rinas/Humb jetën në vend 65-vjeçari (Emri)

Aktualitet

E përplas makina në Rinas/Humb jetën në vend 65-vjeçari (Emri)

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rinas, me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Kthesa e Bërxullit”, ku mjeti tip “Ford” ka përplasur për vdekje 65-vjeçarin Rrufat Tusha.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në moment, pasi përplasja mësohet të ketë qenë e fortë. Shkak i këtij aksidenti është bërë drejtimi i parregullt i mjetit.

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete / Tre të plagosur rëndë

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit, 31-vjeçarit Ladi Braho./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gënjeshtar lind, nuk bëhesh”/ Kulluri i nxjerr “bojën” Bashës, kush ishte “perla” e radhës   

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka komentuar deklaratat e bëra mbrëmjen e djeshme nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në studion e “Opinion”.

Duke iu referuar deklaratës së Bashës, i cili tha se qëllimi i tij është “të ardhurat me një milionë lekë në muaj për shtresën e mesme”, Kulluri thekson se kjo ishte “perla” e radhës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se  të ardhurat nuk fiksohen me shifra por rriten ne menyre te paparashikueshme ne vlera.

“Genjeshtar lind, nuk behesh!

Lulzim Basha ne Opinion paska leshuar disa genjeshtra elektorale te tipit “kercen prifti nga belaja”!

Se pari kjo puna e “ te ardhurave” me 1 milione leke ne muaj” eshte perla e rradhes! Te ardhurat nuk fiksohen me shifra por rriten ne menyre te paparashikueshme ne vlera. Te ardhurat fikse jane vetem rrogat dhe ne tregun privat rrogat i vendos vete tregu i punes dhe jo qeveria, pervec sektorit publik. Nuk di asnje qeveri ne ekonomi tregu qe vendos rroga fikse ne privat pervec Bashes! Dhe rrogat rriten vetem nese rritet ekonomia qe dmth investimet e huaja dhe te brendshme!”-shkruan Kulluri.

Më tej ai thekson se ceshtja e prones dhe gjyqesori janë pengesat kryesore për rritjen e ekonomisë.



“Dhe pengesat kryesore per rritjen e ekonomise shqiptare jane ceshtja e prones dhe gjyqesori! E ne fakt per ceshtjen e pronave foli! Gjera per te cilat eshte hera e pare qe e ben! Por duhet te na shpjegoje se pari pse mban ne krah njerez qe kane drejtuar Agjensine e Kthimit te Pronave per 8 vjet gjate qeverisjes tone dhe e dijme c’kane bere! Ashtu sic ne krye te Bashkise Tirane nisi projektin e Bulevardit te Ri dhe pronaret e shtepive qe u prishen u demshperblyen me 200 mije leke m2, qe nuk dilnin per te blere vecse nje dhome! Ashtu sic nuk tha asnje fjale per Ligjin per Korporatat qe eshte zhvatja me e madhe e pronave nga “oligarket” dhe qeveria Rama! Oligarket tek te cilet Basha eshte klient!

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete / Tre të plagosur rëndë

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën / Humb jetën drejtuesi

Sa per gjyqesorin, eshte nje ceshtje qe parlamenti shqiptar ja delegoi nderkombetareve dhe situata dihet! Kaos! Cili eshte plani? Cfare do propozoje ne bashkepunim me nderkombetaret per te permiresuar apo pershpejtuar reformen? Asnje qartesi!”-thekson ish-anëtari I Këshillit Kombëtar të PD-së.

Gjithashtu ai shkruan se në fushatë, Basha mund të thotë çfarë të dojë, por as vetë nuk I beson ato që thotë.

“Ne fushate mund te thuash c’te duash por ceshtja e besueshmerise te atij qe i thote eshte thelbi i ceshtjes! Dhe ky zoteria nuk beson as vete ato qe thote, pasi nuk ka bere asnje perpjekje apo me keq ka bere te kunderten e asaj qe thote!

Me e bukura ishte shprehja “ programin po e bejne ekonomistet me te njohur ne bote”!!! Na thuaj ca emra se keta shqiptaret nuk i nje kush se nuk le asnje ekonomist ne PD se gjysmen i perzure ndersa te tjeret jane ca burokrate te vegjel!

Le ta mbyllim me rrogat e sistemit shendetesor qe fluturojne ne 700-1000 euro! Ku do i gjesh parate dhe pse nuk do rriten rrogat e ushtarakeve, policeve etj.?! Po administrates qendrore e lokale? Po te arsimit ne teresi?”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ja çfarë u duhet parashkollorëve të bëjnë për Kim Jong Un 90 minuta në ditë

Publikuar

-

Nga

Ja çfarë u duhet parashkollorëve  të bëjnë për Kim Jong Un 90 minuta në ditë

Përhapja e Covid-19 dhe futja në karantinë, solli ndryshime rrënjësor në përditshmërisë e jetën se të gjithëve. Kësisoj të gjithë shkollat u mbyllën. Me normalizimin e situatës, këtë fillim shtatori thuajse të gjithë vendet në botë kanë rihapur shkollat e tyre. Këtë hap e ka ndërmarrë edhe Koreja e Veriut.

Risi këtë vit është fakti se fëmijët parashkollorë atje do të duhet të kalojnë 90 minuta në ditë për të mësuar rreth udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un.  Kjo metoda e re të mësuarit është vendosur nga motra e diktatorit .

LEXO EDHE:  Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Raportohet për pesë të plagosur

Më parë, fëmijët parashkollorë u duhet të mësonin vetëm 30 minuta mbi Kim Jong Un.



Sipas kurrikulës së re, parashkollorëve u thuhet se kur Kim Jong Un ishte vetëm pesë vjeç, ishte një fëmijë i ndritshëm, që “hipi në një jaht, bëri praktikë dhe i pëlqente të lexonte”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëveshja historike Kosovë-Serbi/ Thaçi do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja historike Kosovë-Serbi/ Thaçi do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

Kosova do t’i japë Presidentit amerikan Donald Trump medaljen më të lartë për rolin që pati në normalizmin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, e informon Presidentin Trump se do të marrë Medaljen e Urdhrit të Lirisë.



Medaljen Presidenciale të Meritave do ta marrin dy ndihmës të Presidentit Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 26 500 euro në Rinas/ Prangoset një person

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Plagoset rëndë drejtuesi i saj

Presidenti Thaçi i ka drejtuar një letër Trump ku ka shprehur  mirënjohjen e thellë “për kontributin personal” në ndërmjetësimin e marrëveshjes dhe e fton atë të vizitojë Kosovën./CNA.al

LEXO TE PLOTE