Connect with Us

Xhafaj tregon “sekretet” para policëve/Vendimi më i vështirë i jetës sime

Aktualitet

Xhafaj tregon “sekretet” para policëve/Vendimi më i vështirë i jetës sime

Publikuar

-

Fatmir Xhafaj zhvilloi sot takimin e parë me drejtuesit e policisë, ku rrëfeu se vendimi për të pranuar detyrën e Ministrit të Brendshëm ishte më i vështiri i jetës së tij, duke shtuar se ka vetëm një rrugë, përmbushja me sukses e kësaj sfide.

Xhafaj iu është përgjigjur edhe sulmeve ndaj tij, të cilat i ka quajtur politike.

“Pavarësisht sulmeve personale dhe familjare, nga individë politik që se duan reformën në drejtësi, unë deklaroj se nuk do ndaloj asnjë çast përpjekjet e mia dhe energjitë për zbatimin e reformës. Në këto 3 vjet e gjysmë kemi punuar për të bërë shtet, shtetin e së drejtës. Ky mbetet angazhimi ynë thelbësor përballë qytetarëve.

Në respekt të publikut dhe atyre që më kanë qëndruar pranë dua të them 2 fjalë personale. Detyrën tim e kam konsideruar një punë serioze. Të shërbesh si ministër është një detyrë e madhe kushtetuese e ligjore. Sa herë më është dhënë mundësia për një detyrë të tillë, i kam dhënë angazhimin maksimal. Të shërbesh si Ministër i Brendshëm, është jo thjesht një detyrë por një sakrificë.

Vendimi për ta pranuar këtë detyrë ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime. Ka vetëm një rrugë, përmbushjen me sukses të kësaj detyre. Mirënjohje dhe respekt për kryeministrin Edi Rama që më dha këtë detyrë. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë që më kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme. Falënderoj bashkëpunëtorët dhe stafin tim. Falënderoj ata që më kanë dhënë mbështetje me mesazhe që t’i siguroj se me të njëjtin pasion do angazhohem si me Reformën në Drejtësi, në shërbim të vendit tim”, deklaroi Xhafaj.

Ish-kreu i komisionit të reformës në drejtësi ka paralajmëruar vetting edhe për punonjësit e policisë.

LEXO EDHE:  Foto- Zero siguri në pedonalen e qytetit / Mësoni arsyen

“Krahas parandalimit dhe represionit kundër krimit do kërkojmë me forcë konfiskimin e aseteve kriminale, mbështetur edhe në legjislacionin që ofron reforma në drejtësi.

Një polici e qëndrueshme dhe me integritet të lartë, prioritet i punës sonë. Ka ardhur koha ndoshta për të bërë edhe vetting të figurës morale të çdo punonjësi të policisë. Tolerancë zero do të aplikohet ndaj çdo rasti të shkeljes së detyrës. Është detyra ime në radhë të parë deri te punonjësi i fundit i policisë, për të zbatuar ligjin dhe shërbyer qytetarit. Lufta kundër korrupsionit do marrë prioritet gjatë qëndrimit tim. Ne kemi nevojë për drejtues policie me integritet të lartë moral. Nuk mund të mendohet që edhe një punonjës i thjeshtë policie të japë ndihmë dhe bashkëpunojë me persona me precedent penal. Reagimi ndaj tyre do të jetë shumë i ashpër”, tha Xhafaj.

Ai tregoi gatishmëri edhe për vijimin e punës së ish-ministrit, një prej tyre nisma për dorëzimin e armëve. “Nisma për dorëzimin e armëve do ketë vëmendjen time.

Në këto 3 vjet e gjysmë të qeverisjes sonë arritëm atë që për çdo njeri duket e pamundur, reformën në drejtësi, të mezipritur nga shtetasit. Në radhë të gjyqësorit dhe prokurorisë shërbejnë edhe shumë njerëz me integritet të lartë moral. Ne do nxisim bashkëpunimin me ta në funksion të rritjes së rezultateve konkrete për hetime të përbashkëta.

Ashtu si gjatë 3 viteve dhashë kontributin tim si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi, ashtu do vazhdoj të jap kontributin tim në këtë detyrë. Kontribut në zbatimin e saj”, tha Ministri Xhafaj./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koreja e Veriut me mesazhe të përziera për bisedimet me Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Koreja e Veriut minimizoi të martën mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi që udhëheqësi i saj Kim Jong Un, la të nënkuptohet një mundësi e tillë.

Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara duket të kenë pritje “të gabuara” lidhur me komentet e fundit të vëllait të saj.

“Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e interpretojnë situatën në një mënyrë të tillë që të kërkojnë ngushëllim për vete. Pritja, të cilën ata zgjodhën të krijojnë në mënyrë të gabuar, do t’i zhysë ata në një zhgënjim më të madh”, tha aji në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Shtetërore Koreane e Lajmeve.

Në një takim të partisë javën e kaluar në Phenian, Kim Jong Un tha se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur për të “bisedimet dhe përballjen”.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, i tha të dielën programit të lajmeve të rrjetit televiziv ABC “This Week”, se komentet e Kimit ishin një “sinjal interesant” por ai donte shenja më të qarta nga Pheniani. Ai përsëriti gjithashtu se Uashingtoni dëshiron të rifillojë negociatat e drejtpërdrejta për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përfundoi rishikimin e politikës ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar, duke thënë se ishte e hapur për bisedime, por këmbëngulë që Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga armët bërthamore.

Gjatë një vizite këtë javë në Seul, Sung Kim, i dërguari amerikan për Korenë e Veriut, tha se ai shpreson që Koreja e Veriut të përgjigjet pozitivisht për t’u takuar “në çdo kohë, kudo dhe pa parakushte”.

I dërguari amerikan po takohet këtë javë me homologët e tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të portretizuar një qëndrim të bashkuar mbi çështjen e Koresë së Veriut.

Pavarësisht nga vrulli i aktivitetit diplomatik, deklarata e Kim Yo Jong lë të kuptohet se ka pasur pak përparim në rinisjen e bisedimeve, thonë disa analistë.

“Ne kemi qenë duke pritur për sinjalet vijuese nga Pheniani pas deklaratave të fundit të Kim Jong Unit për të ndihmuar në sqarimin e asaj çfarë është thënë. Deklarata e Kim Yo Jong fillon ta bëjë këtë. Ndërsa ajo nuk e mbyll plotësisht idenë se diplomacia mund të rifillojë, ajo duket se sugjeron se nuk ka gjasa tani për tani”, tha Jenny Town, një specialist për Korenë në Qendrën Stimson me seli në Uashington.

LEXO EDHE:  Vëllai i Xhafajt i lidhur me trafikun e drogës?/ Ja çfarë thotë Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  Kandidatja më e fortë deri më tani në Tiranë/ Kush është socialistja që ka marrë më shumë vota

Koreja e Veriut ka bojkotuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019. Në një takim me Kim Jong Unin në shkurt të atij viti, ish presidenti Donald Trump refuzoi një ofertë sipas së cilës Pheniani do të shpërbënte një kompleks bërthamor të rëndësishëm në këmbim të heqjes së shumicës së sanksioneve nga Uashingtoni.

Që atëherë, pandemia e koronavirusit përmbysi gjithçka. Koreja e Veriut hyri në një bllokadë të rëndë në janar të vitit 2020, duke ndërprerë pothuajse të gjitha kontaktet me botën e jashtme dhe madje duke ndaluar tregtinë me Kinën.

Në një takim me udhëheqësit e lartë, Kim Jong Un javën e kaluar zyrtarisht pranoi se vendi i tij po përballet me një situatë ushqimore “të tensionuar”.

Disa raporte të mediave të huaja, duke cituar burime brenda Koresë së Veriut, flasin për rritje masive të çmimeve dhe mungesa të ushqimit. Sidoqoftë, konfirmimi i rrëfimeve të tilla është i vështirë pasi që shumica e të huajve, përfshirë punëtorët e ndihmës dhe diplomatët, janë larguar nga vendi gjatë pandemisë.

“Kim ndjen nevojën për të trajtuar vuajtjet e brendshme duke thirrur mbledhje të profilit të lartë të qeverisë më shpesh sesa babai dhe gjyshi i tij. Këto takime janë kryesisht teatër politik për të mbuluar dështimet e planifikimit ekonomik dhe kontrollin shtypës shoqëror”, tha Leif-Eric Easley, profesor në Universitetin Ewha në Seul.

Koreja e Veriut këmbëngul para botës së jashtme se nuk ka gjetur raste të të prekurve nga koronavirusi brenda kufijve të saj – një pohim pothuajse i pamundur që është diskutuar gjerësisht nga ekspertët. Një shpërthim i madh i pandemisë mund të jetë shkatërrues për Korenë e Veriut, një vend i varfër që nuk ka infrastrukturë të përshtatshme shëndetësore dhe furnizime mjekësore./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjen “Mbretëresha”/ Gjigantët e botës bëjnë “lufte” në Mesdhe

Publikuar

-

Nga

Një numër i madh anijesh dhe avionësh të SHBA-ve dhe Britanisë së Masdhe kryen manovra ushtarake gjatë ditëve të fundit përballë ujërave siriane duke shqetësuar jo pak aviacionin rus.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tensioni është i lartë në këtë rajon të Mesdheut ku tashmë gjenden të dislokuara një numër i madh anijesh dhe avionësh nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.-raporton abc.

Madje, sa i përket britanikëve, pak orë më parë kaloi nëpër Gjibraltar edhe aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elisabeth”, fjala më e fundit e teknologjisë, e cila mban avionët e famshëm F-35.

LEXO EDHE:  Foto/ Përshkallëzohet protesta tek Ministria e Brendshme

LEXO EDHE:  Takimi historik në Vietnam/ Marrëveshje mes Trump dhe Kim Jong-un?

Gjatë stërvitjeve të amerikanëve dhe britanikëve, në ajër janë ngritur edhe disa avionë rusë nga baza e tyre në Sirinë veriore duke ndjekur veprimet e aleatëve të NATO-s.

Më herët, Rusia kishte dërguar disa bombardues bërthamorë në Siri, një veprim ky që u lexua si tregim force që Putin i bën administratës Biden sa i përket prezencës në Mesdhe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KLP kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë/ Të vaksinohen prokurorët, OPGJ dhe stafi administrativ

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë,  vaksinimin e prokurorëve, Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe stafit administrativ të Prokurorive.

“Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE