LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhafaj flet për herë të parë si ministër/Ndëshkim për të gjithë ata që ...!

27 Mars 2017, 09:05, Aktualitet CNA

Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar sot takimin e parë si ministër me policinë. Gjatë një aktiviteti me drejtuesit e policisë, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, ministri Xhafaj tha se sot Shqipëria është një vend më i sigurt.

Ai u ndal te lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, duke vlerësuar punën e bërë deri më tani nga ish-ministri Saimir Tahiri.

?Lufta kundër mbjelljes, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike do të jetë prioritet i punës sime?, tha Xhafaj.

Më tej, ai tha se nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit për punonjës që shkelin ligjin, duke paralajmëruar ndëshkim penal për çdo rast.

?Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi fillon që nga Policia e Shtetit. Ndëshkimi penal apo policor ndaj 25% të trupës policore është një shembull që duhet të vazhdojë. Nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit për punonjës që shkelin ligjin, që abuzojnë me uniformën e Policisë së Shtetit, që ndërveprojnë me ata që ka detyrë t?i luftojë, arrestojë dhe çojë përpara organeve të drejtësisë. Në këtë aspekt ka një bazë shumë solide por edhe shumë për të bërë?, shtoi ministri i ri./CityNews

Lajmet e fundit nga