LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Sonila Meço/Kujt t'i trembemi, krizës politike apo llojit të parasë që do vërshojë?!

27 Mars 2017, 19:10, Aktualitet CNA

Nuk janë pasojat e krizës politike që po kërcënojnë ekonominë që ka nisur ‘lulëzimin’.

Ky është interpretimi më i padrejtë për një model ekonomie që ka forcuar pabarazinë (Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar të dhëna të sakta), ka përqendruar pasuri tek klientët e pushtetit, ka rritur taksa e ka ulur mbledhjen e të ardhurave me 100 milionë euro në vitin 2016, që nuk ka rritur dot mirëqenien, që ka përzënë investitorë të mëdhenj e nuk bind dot më 70% të atyre që janë për të ndenjur (Shoqata e investitorëve të huaj ka publikuar të dhënat para nisjes së krizës politike).

Ky model është i dështuar që në gjenezë.
Ndaj këto lajmet për pasojat e krizës politike janë po aq drithëruese sa projekti 1 miliard për të marrë nga buxheti një ditë atë shumë që vështirë se paratë e pastra mund të investojnë.

Se bankat nuk japin kredi, huamarrja nuk është në planet e biznesit e biznesi vetë e ka cuar borxhin tatimor në rritje nga viti në vit. Ja pra kujt t’i trembemi më parë pasojave të krizës politike, apo llojit të parasë që do vërshojë për projektin 1 miliard? E me gjasë edhe për zgjedhje…/CityNews

Lajmet e fundit nga