LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia vuan nga mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies

27 Mars 2017, 06:21, Aktualitet CNA

Kelmendi: Që nga paslufta e deri më sot, është instaluar mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë në të gjitha instancat e shtetit, pa lënë anash institucionet e drejtësisë dhe gjyqësisë,raporton Gazeta Kosova Sot

“Vetëm konkurrenca e mirëfilltë do të qesë në pah kuadrot e afta, të cilave u hap perspektivë, ngase ashtu sikurse në tregti që konkurrenca i relativizon çmimet dhe ua heq nga dora monopolin e grupeve të inkriminuara, po ashtu edhe në drejtësi e në dije konkurrenca e rrit performancën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në reformat, të cilat janë të domosdoshme për sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër në Kosovë”, theksoi analisti Shefqet Dibrani .

Mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë, që është instaluar në Kosovën e pasluftës dhe trashëguar edhe në kohën e sotme në të gjitha instancat e shtetit, përfshirë edhe drejtësinë, po vazhdon të jetë një nga pengesat më serioze në rrugën e integrimeve evropiane, por më kryesorja për një sundim të fortë të rendit e ligjit. Analistë dhe njohës të kësaj fushe thonë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar, derisa sipas tyre, pavarësisht kësaj gjendjeje të rëndë, për çudi nuk është parë asnjë dorëheqje e ndonjë ministri të dështuar të drejtësisë, por as shkarkim të ndonjërit nga krerët e kupolës së inkriminuar të Gjyqësorit. Ndaj është shtruar edhe çështja se a mund të ecë drejtësia përpara në vendin tonë, pa pasur llogaridhënie? Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në sistemin gjyqësor ekziston tradita e llogaridhënies para partisë, siç ishte në kohën e sistemit monist kur llogaridhënia i është dhënë partisë, lidhjes së komunistëve. “Në sistemin demokratik llogaridhënia i jepet opinionit publik, në radhë të parë një mekanizmi që kontrollon Gjyqësorin. Në një sistem demokratik është në radhë të parë ndjenja patriotike dhe përkushtimi patriotik ndaj vendit dhe vlerat morale, të cilat sistemi gjyqësor i posedon, pasi kur përzgjidhen juristët, përkatësisht gjykatësit dhe prokurorët ata duhet të jenë shembull i moralitetit, por tek ne kjo ndjenjë patriotike akoma nuk është instaluar në sistemin gjyqësor por edhe në shumë fusha të tjera, ku është mekanizmi kryesor i përgjegjë- sisë. Ne nuk kemi parë nga asnjë president dhe as nga i tanishmi, që të kërkojë llogari nga aspekti i vartësve e lëre më ndaj atyre në sistemin gjyqë- sor. Pra, institucioni i presidentit është ai, i cili do duhej të kërkonte llogari për azhuritetin e shumë punëve në gjyqësor”, është shprehur Spahiu. Ai shton se që nga fillimi nuk kemi pasur një ministër, i cili ka qenë azhur dhe ka qenë kërkues i llogarisë për atë se çfarë po ngjet në sistemin e drejtësisë që në momente të caktuara duke e ofruar edhe dorëheqjen. “Në drejtësi kanë ndodhur skandale të shumta deri tek ky i fundit siç është vdekja e Astrit Deharit”, është shprehur Spahiu për “Kosova Sot”.

Dibrani: Mungesë guximi për të vepruar Analisti Shefqet Dibrani thotë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet, si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar. Tutje Dibrani mendon se sistemi i garniturës komuniste i ka përgjegjësitë për qitjen përtokë të drejtësisë kosovare, e cila edhe sot e kësaj dite vuan nga mentaliteti i atij sistemi. Ai shtoi se edhe servilizmi dhe peshqeshi që zakonisht iu jepet zyrtarëve të drejtësisë, avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve është vazhdimësi e atij sistemi. “Për fat të keq kjo mani është bartur, është ushqyer dhe është mbufatur tej mase, sa sot ngjason me zamkën, një rrëshirë që gjendet në trupin e bredhit, e cila dëmton kualitetin e drurit, lëndës prodhuese. Ky krahasim më duket se i përshtatet gjendjes së përgjithshme në Kosovë, në institucionet e së cilës kudo ka zamkë. Në anën tjetër, siç dihet çështja e dorëheqjeve është kodi më i lartë i përgjegjë- sisë, por dorëheqja, gjithmonë nuk ka të bëjë me fajësinë, dorëheqja më shumë ka të bëjë me pamundësinë për ta realizuar një premtim dhe për të mos e dëmtuar procesin më tej. Tërhiqen për të krijuar mundësi të reja, e kjo gjë është normë në të gjitha sistemet demokratike. Por, vetëm konkurrenca e mirëfilltë do të qesë në pah kuadrot e afta, të cilave u hap perspektivë, ngase ashtu sikurse në tregti që konkurrenca i relativizon çmimet dhe ua heq nga dora monopolin grupeve të inkriminuara po ashtu edhe në drejtësi e në dije konkurrenca e rrit performancën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në reformat, të cilat janë të domosdoshme për sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër në Kosovë”, shtoi ai. Dibrani nënvizon më tej theksoi se tek të gjithë individët dhe institucionet, që janë përgjegjëse për dështim ose janë të involvuar në krim e kriminalitet mungon vullneti, derisa, sipas tij, për grupet dhe individët që kanë vullnet për ta reformuar një sistem duhet një mbështetje e jashtme, e cila do të bënte presion tek zyrtaret kompetent për t’iu nënshtruar sistemit të përgjegjësisë, reformës dhe ndryshimeve substanciale./Kosova Sot

22:24 Aktualitet

7 sinjale seksuale

Nëse pretendoni të kaloni në tjetër nivel me dikë, duhet pat...

Lajmet e fundit nga