Connect with Us

Presidenti i ri/Rama: I kemi votat, por …! Ja si i përgjigjet Nishani

Aktualitet

Presidenti i ri/Rama: I kemi votat, por …! Ja si i përgjigjet Nishani

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama foli dje për herë të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ku dha shenja se ai mund të mos jetë nga Partia Socialiste dhe mazhoranca. Gjatë një takimi me një grup pensionistësh, Rama tha se mazhoranca i ka votat në Parlament, por do të përpiqet për një president me mbështetje dhe mirëkuptim.

“Ndonëse maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë do të tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë, e cila të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje”, tha Rama. Kjo është hera e parë që kryeministri Rama flet për mënyrën se si dëshiron të zgjidhet kreu i ri i shtetit, pasi deri dje ai u ishte shmangur përgjigjeve për presidentin e ri.

Nga ana tjetër, Presidenti Bujar Nishani kërkon një mandat të dytë dhe për këtë kërkon votat dhe vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Koha jonë”, kreu i shtetit, i cili mori votat e PD-së, LSI-së dhe PR-së, në zgjedhjen e tij pesë vjet më parë nuk beson në një pakt PS-PD për zgjedhjen e presidentit si një mundësi për të dalë nga protesta dhe bojkoti i Parlamentit për opozitën. “Unë jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane.

LEXO EDHE:  Berisha tallet me Ramën/ "Sulltan Salep Surreli zëdhënës i padijes"

Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshëm për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti. Unë nuk besoj në një pazar PS–PD, as PD–LSI. Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do ta pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI-së dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendësimet”, tha Nishani./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Konfirmohen 29 fluturime për nesër nga Rinasi/ Lejohen të udhëtojnë vetëm…

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 29 fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza” për ditën e nesërme.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀
⠀⠀
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Albaëings – Tiranë – Firence
Albawings – Tiranë – Rimini
Wizz Air – Tiranë – Pragë
Air Albania – Tiranë – Romë
Edeleeiss – Tiranë – Zyrih
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Wizz Air – Tiranë – Memingen
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova
Blue Panorama – Tiranë – Verona
Albawings – Tiranë – Duseldorf
Air Albania – Tiranë – Milano
Wizz Air – Tiranë – Luton (Londer)
Albaëings – Tiranë – Venecia
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Austrian Airlines – Tiranë – Austri
Jonika – Tiranë – Kiev
Pegasus – Tiranë – Stamboll
Wizz Air – Tiranë – Vjenë
Blue Panorama – Tiranë – Milano
Blue Panorama – Tiranë – Romë
Albaëings – Tiranë – Hamburg
Wizz Air – Tiranë – Bolonja
Aegean – Tiranë – Athinë
Albaëings – Tiranë – Bari
Belavia – Tiranë Minsk
Wizz Air – Tiranë – Bergamo
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Air Albania – Tiranë – Stamboll
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Nano sulmon Linda Ramën/ “Mbajti fjalim si shoqja Nexhmije”

LEXO EDHE:  Inceneratorët/ Malltezi: këto janë 4 aferat e Ramës dhe provat alarmante

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE