Connect with Us

Nga Alban Daci/ Europa një “Klub i krishtertë”! Ky është problemi?

Aktualitet

Nga Alban Daci/ Europa një “Klub i krishtertë”! Ky është problemi?

Publikuar

-

60 vjetori i Traktateve te Romes u festua ne madheshtine e saj.  Roma eshte qendra e botes antike e simboli i botes moderne.  Aty, eshte qyteti i Vatikanit. Aty eshte Papa. Disa njerez qe bejne keshilltaret e politikaneve shqiptare me rastin e 60 vjetorit te “Traktateve te Romes”, kane publikuar nje foto ku jane te gjithe lideret e Europes e ne qender eshte Papa Francesco.
Ideja e keshilltarit ne fjale ishte se Europa eshte nje “Klub i Krishterte” dhe kjo qenka arsyeja qe nuk qenkemi ne pjese e Europes.  Duhet te jemi te vetedijshem se kultura dhe civilizimi i Kontinentit Europian eshte ai i Krishterte.  Themeluesit e Europes se Bashkuar ishin Demokristian. Ata mund te kishin te drejten ta quanin Europen si te donin. Ta quanin te krishterte apo katolike.
Megjithate, ata nuk e paten kete kompleks dhe themeluan nje Union qe ruan diversitetet si pasuri.
Nese Europa do te ishte “Klub i krishterte” nuk do te kishte asnje problem per askend, sepse krishterimi ka vlera universale, ne qender vendos njeriun, familjen dhe humanizmin.
Te drejtat e njeriut qe ne sot i gezojme si te drejta themelore jane pjese e doktrines se krishterte. Te drejtat e njeriun jane rezultat i betejave te vazhdueshme nga Karta Manja, Luteri e deri ne ditet e sotme.
Bota myslimane edhe me pse me shtrirje te ndryshme ne kontinent te ndryshem ka themeluar nje lidhje qe identifikohet pikerisht me besim fetar. Shume mire kane bere dhe eshte nje e drejte e tyre.
Edhe Perendimi mund te bente nje gje te tille, por nuk e ka bere, sepse Perendimi ka vlera te forta e histori te gjate te betejave njerezore per me shume te drejta dhe demokraci dhe i ka kaluar fobite e vjetra qe lidhen me besimin fetar ose me kombin.
Perendimi ne kuadrin e te drejtave te njeriut te njohura nderkombetarisht i ka pranuar myslimanet si qytetare te lire dhe nuk i ka tjetersuar ose konvertuar.  Kjo gje do te ishte e pamundur ne boten myslimane dhe ky eshte nje realitet qe njihet nga te gjithe.
Perendimi sot ka numrin me te madh te myslimaneve. Ne Hollande ka xhami te medha e ka edhe kryetar bashkie mysliman.  Keto jane disa fakte per te mos besuar konspiracionin se Shqiperia nuk hyne ne Europe per shkak te shumices myslimane.
Shqiperia nuk hyn ne Europe, sepse nuk respekton demokracine dhe te drejtat e lirite themelore te qytetareve.  Shqiperia nuk hyne ne europe per shkak te politikaneve te inkriminuar e te korruptuar deri me fyt.  Madje, ky keshilltari qe deshiron te na mbush mendjen se Europa qenka “Klub i Krishterte” dhe per ne shqiptaret qenka qameti, i sherben njerit prej politikaneve me te korruptuar ne Shqiperi dhe me antieuropian.
Bashkimi europian eshte themeluar per te shmangu luften ne Kontinent dhe deri tani ja ka dale.
Paqja eshte vlera kryesore edhe e besimit myslimane.  Eshte e turpshme qe behen keto stereotipe mes besimit mysliman dhe te krishterte. Te dy besimet jane te perbashket me profete dhe histori te perbashket, sepse kjo eshte vete historia njerezore qe kur Zoti vendosi t’i krijonte. /CityNews
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

LEXO EDHE:  “Jemi në kërcënim të vazhdueshëm për jetën”/ Mediu: Rama shkatërroi konceptin e shtetit

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Gjykata Kushtetuese fuqizon Gjermaninë përballë Evropës

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Sazan Guri numëron 20 të zezat e Europës për Shqipërinë dhe shqiptarët

LEXO EDHE:  Erdogan shkatërroi unitetin e Turqisë

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Të rinjtë apel Europës/ ‘Vërini vizën Ramës dhe jo shqiptarëve’

LEXO EDHE:  Erdogan shkatërroi unitetin e Turqisë

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE