LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luana në konkurencë me Marinën/ Kush ka më shumë operacione?

26 Mars 2017, 13:39, Lifestyle CNA

Motrat Vjollca janë ndër vajzat më të adhuruara të ekranit shqiptar. E ndërkohë duket se vetë audienca është e ndarë në dy ekstreme: njerëz që simpatizojnë dhe ngrejnë në piedestal vlerat e dy bukurosheve dhe nga ana tjetër njerëz që kanë një antipati të theksuar për dy prezantueset më seksi të momentit.

Por duket se edhe brenda marrëdhënies së motrave nuk është e vështirë të dallojmë disa diferencime. Luana është motra më e vogël, por është ajo që komentohet më tëpër për ndërhyrjet e shumta estetike apo dhe për vetë faktin se përpiqet të fitojë vëmendje gjatë gjithë kohës.

Me një foto provokuese, me një fustan të ekspozuar, me një këngë të re apo me nje operacion plastik të shtuar, Luana ia del gjithmonë që të jetë objekt bisede. Nga ana tjetër Marina është me e rezervuar dhe nuk prononcohet shumë për median.

Ndryshe nga e motra, Marina dyshohet të ketë bërë thjesht një rimodelim të buzëve dhe pse ajo e mohon vazhdimisht këtë gjë. Marina si një motër më e madhe, mjaftohet me udhëtimet e shpeshta me Getin dhe me prezantimet e emisioneve të saj. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Luanën, e cila surprizon fansat e saj çdo minutë. /CityNews

Lajmet e fundit nga