LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja çfarë duhet ditur për përdorimin e paracetamolit

26 Mars 2017, 13:10, Aktualitet CNA

Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzion të gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivel të cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medkimanenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore. Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj./CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga