LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerronte femrat dhe i grabiste/Kapet super-hajduti në Shkodër (Emri)

25 Mars 2017, 10:49, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet për vjedhje. 31-vjeçari Besmir Zalli ishte kthyer në tmerrin e femrave në qytetin verior, pasi i gjente në befasi dhe i grabiste me dhunë.

Policia bën me dije se grabitja e fundit e një kalimtareje i ka zbuluar edhe serinë e grabitjeve të tjera që ai kishte kryer.

Sipas saj, nga veprimet e shpejta hetimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumetimi i ngjarjes së ndodhur ku rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet se është autor i vjedhjes me dhunë ndodhur më datë 24.03.2017 rreth orës 19:30 në lagjen Vasil Shanto Shkodër.

?Dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë çantën shtetases V. P, 46 vjeçe, banuese në Shkodër?- thotë policia.

Gjithashtu nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

Autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017, ku shtetases P A, 64 vjeçe, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga qafa.

Si dhe më datë 11.02.2017 dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases K. B, 58 vjeçe banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Vjedhje me dhunë? e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga