LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgatituni për orën verore/Nga nesër do flini më pak

25 Mars 2017, 09:37, Aktualitet CNA

Dita e nesërme do të sjellë një ndryshim për të gjithë qytetarët. E diela e fundit e muajit mars sjell dhe ndryshimin e orës, duke sjellë atë pranverore. Për rrjedhojë akrepat e orës do të spostohen një orë përpara.

Në natën mes të shtunës 25 mars dhe të dielës 26, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Dita do të zgjatët më shumë, do të kursejmë energji elektrike, por do të flemë një orë më pak dhe do të ndjehemi pak më të lodhur, të paktën në javën e parë.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor./CityNews

Lajmet e fundit nga