LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largoni rrudhat brenda një jave, me këtë recetë shtëpie

25 Mars 2017, 17:53, Aktualitet CNA

Të gjithë femrat, shqetësim kryesor kanë pamjen fizike dhe sidomos fytyrën, rrudhat.
Ekziston një recetë sekrete e cila përmban vetëm 4 përbërës dhe efekti shihet brenda një jave!

Ky krem që përgatitet në kushte shtëpie nuk shkakton efekte anësore dhe nuk kushton. Ai ngadalëson procesin e plakjes dhe hidratraton lëkurën tuaj. Përveç kësaj, është natyral dhe i sigurt.

Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj bajame ose vaj ulliri
2 lugë vaj kokosi
1 lugë çaji mjaltë
E verdha e 1 veze

Përgatitja:
Shkrini vajin e kokosit dhe pastaj shtoni përbërësit e tjerë mbi të. Përziejini mirë të gjithë dhe lëreni mënjanë për 5 minuta.

Përdorimi:
Lani fytyrën mirë dhe thajeni me peshqir. Më pas, aplikoni kremin në fytyrë duke e masazhuar lehtësisht. Lëreni për gjysmë ore në fytyrë dhe pastaj hiqeni me pambuk./CityNews

14:08 Aktualitet

Dieta 3-ditore

Shtimi i disa kilogrmamëve shkaktohet nga karbohidratet dhe ...

Lajmet e fundit nga