Connect with Us

Sergei Lavrov paralajmëron perëndimin për situatën në Maqedoni

Aktualitet

Sergei Lavrov paralajmëron perëndimin për situatën në Maqedoni

Publikuar

-

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi vendet perëndimore kundër destabilizimit të situatës politike në Maqedoni.

Komentet e tij u bënë dy ditë pas vizitës në Shkup të Komisionarit të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, në një përpjekje për të tejkaluar bllokadën politike që u ka pamundësuar partive politike të formojnë qeverinë, që nga zgjedhjet e muajit dhjetor.

Kriza ka nxitur tension ndëretnike, pasi që partitë politike shqiptare kërkuan që gjuha shqipe të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend, si kusht për t’u bashkuar në koalicionet e mundshme qeveritare. Kjo çoi në protesta të përditshme në tri javët e fundit.

“Situata aktuale në Maqedoni, që unë do ta quaja krizë që në shumë aspekte është nxitur artificialisht – po çon në një situatë kur ka përpjekje për ndarje të shoqërisë”, tha Lavrov, duke nënvizuar se perëndimi duhet të kuptojë rreziqet e përpjekjeve të tilla.

Ai tha gjithashtu tha se është e “çuditshme” që veprimtaritë e Rusisë në Ballkan janë konsideruar “provokuese” dhe se marrëdhëniet ruse me vendet e Ballkanit nuk duhet të jenë një shkak për shqetësim në perëndim.

Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, i tha Zërit të Amerikës se perëndimi duhet të jetë shumë i shqetësuar.

“Ne mund ta përfytyrojmë qartazi se fuqitë botërore si Rusia, kanë interesa pothuajse gjithandej nëpër botë”, i tha ai shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, pas një dite takimesh me ligjvënës amerikan në Washington.

“Më e rëndësishme është ajo se çfarë është në interesin e vendeve të rajonit. Sa i përket Maqedonisë, në jemi të qartë se anëtarësimi në NATO dhe BE është përparësi e jona. Dhe ne do të dëshironim të arrinim këto qëllime sepse besojmë që kjo është receta më e mirë për paqe, qëndrueshmëri dhe përparim ekonomik në rajon. Mbetemi të përkushtuar ndaj këtyre synimeve”, tha ai.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe analistët, thonë se përplasjet politike në rritje në Maqedoni mund të dalin jashtë kontrollit, duke rritur tensionet etnike gjithandej Ballkanit.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Si kalohet nafta kontrabandë nga Maqedonia në Shqipëri

Javën e kaluar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi për pasoja serioze nëse Bashkimi Evropian nuk u jep vendeve të Ballkanit perëndimorë një mesazh të qartë për bashkimin e tyre në këtë bllok, duke ju referuar rritjes së nacionalizmit dhe simpatisë pro-ruse në rajon.

Të mërkurën, ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, bëri thirrje për stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Të hënën, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç, tha se aleatët e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishin mbështetur hetimin e atij që prokurorët malazez e kishin quajtur komplot pro rus për të rrëzuar qeverinë pro perëndimore për të penguar Malin e Zi që t’i bashkohet NATO-s.

Kërkesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO është në pritje të miratimit nga senati amerikan.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha të mërkurën se anëtarësimi i NATO-s do të krijonte një kufi të ngjeshur përgjatë bregut të Detit Adriatik.

“Meqë Mali i Zi kufizohet me pesë vende ballkanike, përfshirë aleatet e NATO-s, Kroacinë dhe Shqipërinë, anëtarësimi i tij në NATO do të mbështeste një integrim më të madh, reformat demokratike, tregun, sigurinë dhe qëndrueshmërinë më të gjithë fqinjët”, tha ai.

Ministrat e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë ishin në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së Departamentit të Shtetit me koalicionin global kundër grupit militant Shteti Islamik./Zeri i Amerikes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.

Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Ndeshja me Serbine, ambasada amerikane paralajmeron qytetaret e saj

LEXO EDHE:  Ndeshja me Serbine, ambasada amerikane paralajmeron qytetaret e saj

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

LEXO EDHE:  “E dija se do dështonte”/ Arben Malaj tregon si e paralajmëroi Ramën

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas rëndë këmbësorin në Vlorë/ Transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin! Transportohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë e tipit Audi ka përplasur një këmbësor. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe akoma nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kuvendi një minutë heshtje për viktimat/ Rama: Jemi pranë vendit fqinj  

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Si kalohet nafta kontrabandë nga Maqedonia në Shqipëri

 

LEXO TE PLOTE