LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Blushi/Gjigantë apo shkurtabiq, sa ka filluar ahengu i pizevengut!

24 Mars 2017, 17:18, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka vijuar ironinë dhe sulmin edhe jashtë dyerve të Parlamentit, ku një ditë më parë u përplas ashpër me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Duke publikuar fjalimin e djeshëm në Kuvend, Blushi shkruan me ironi se përshëndet me mall miqtë, gjigandë e shkurtabiq.

Sipas tij, kështu iu drejtohej Lasgush Poradeci parazitëve, mediokërve dhe matrapazëve. Më tej, ai paralajmëron se sapo ka filluar ahengu i pizevengut.

Ja çfarë shkruan Blushi:

AHENGU DHE PIZEVENGU
Gjigandë apo shkurtabiq,ju përshëndes me mall or miq!Kështu i drejtohej Lasgush Poradeci parazitëve,mediokërve dhe matrapazëve.Dje në parlament fola për shëmtinë,paaftësinë dhe hajninë e Pizevengut që na qeveris.Megjithatë sa ka filluar ahengu i pizevengut!/CityNews

Lajmet e fundit nga