LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Robert Aliaj/Gënjeshtra është bërë një armë destruksioni masiv

24 Mars 2017, 09:48, Aktualitet CNA

Çdo mëngjes, sa here mbaroj së shfletuari faqet online, kuriozitet ky i fuzionuar me zakonet e së kaluarës që tashmë më është bërë instikt, dal me të njëjtin konkluzion qe: GENJESHTRA ESHTE BERE NJE ARME DESTRUKSIONI MASIV. Sepse sinqerisht, ka kohë që unë vdes të dëgjoj gënjeshtra, mbi të gjitha kur njoh të vërtetën. Nuk ka shaka më të bukur.

Gënjeshtra është bërë normë në politikë, drejtësi, lëre pastaj në biznes. Shembuj ka plotë. Më e keqja është që qytetarët preferojnë më tepër gënjeshtrën. Arsyeja është e thjeshtë. Jetojmë në një realitet shumëtëi frikshëm.
Fundvitet janë gjithmonë të favorshme për të nxjerrë mësime. 2016 ishte triumfi i gënjeshtrave. Më keq, AJO U BE SHKATERRUESE.

Për ata atë që do thonë se çfarë më pickoj mua tani, dua t’ ju kujtoj se gënjeshtra nuk është fenomen vetëm shqiptar, gjithe Europa është e zhytur në iluzion, tek kundër e vërteta, tek statistikat e rreme fitimtaro-fitimprurëse. Më e keqja, askush nuk reagon edhe kur e merr vesh që është mashtruar.
A më besoni ju mua?, Sa më shumë të gënjejmë, aq më bindës bëhemi.

Tragjedia është se njerëzit edhe në shoqëritë perëndimore duket që sa vjen dhe më pak e pranojnë realitetin dhe preferojnë më shumë fjalët se sa faktet. Suksesi i lëvizjeve të ekstremeve, të majta apo të djathta qofshin, është një provë. Ne shqiptarët, besojmë gënjeshtrën më të madhe, më qesharaken, atë që gjoja zgjidhja do të na vijë vetëm nga nga integrimi, Nga vetë ata që besojnë vetëm gënjeshtrat.
Realiteti tani është bërë më alarmant, sidomos për të varfërit dhe klasat e mesme, shumica e të cilave përdorin një mbrojtës të njohur në psikologji: ata refuzojnë të vërtetën. Konfrontimi me realitetin shpesh here është shumë më i vështirë për kêtë pjesë të popullsisë.

Ajta ndjehen shumë të brishtë për të vazhduar betejën, dhe kështu, ndonjëherë është më e lehtë të kerkosh strehim tek patetizmi folklorik – qetësues me afat të shkurtër. QETESUES ME AFAT TE SHKURTER ESHTE RECETA IDEALE QE PO SHPERNDAHET EGERSISHT NGA POLITIKA AKTUALE PER HALLEXHINJTË
Por faktet, natyrisht që janë gjithmonë aty, dhe do përfundojnë të shfaqen një ditë. Politikat aktuale e kanë kuptuar këtë mundësi psikologjiko elastike dhe luajnë tërësisht.

Të gjithë mashtrues!
Mohimi i realitetit është në një masë të madhe edhe rezultat i gënjeshtrave të ?elitës?. Politikanët? Ata do t’ia kalojë edhe kësaj situate me një piruetë./CityNews

09:14 Aktualitet

Palla i Topit

Atë e njohin shumë, është një personazh publik i përfshirë n...

Lajmet e fundit nga