LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Floriri bën 48 vjeç/Ku e festoi?

24 Mars 2017, 19:43, Aktualitet CNA

Kreu i Kuvendit, njëhershëm dhe i LSI-së, Ilir Meta, feston sot ditëlindjen e 48-të. Por, ndryshe nga vitet e tjera, ky duket të jetë një përvjetor ?i varfër? për kryeparlamentarin Meta. Vëmendja e njerëzve është përqendruar te kriza politike në vend dhe zgjedhjet që po afrojnë, duke ?harruar? kështu këtë ditë mjaft të rëndësishme për Metën.

Por, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto probleme në vend, ditëlindja e kreut të LSI-së këtë radhë zgjodhi të binte në një ditë mjaft të papërshtatshme, pasi gjithë ?mendja? shqiptare ka fluturuar drejt Italisë, aty ku kombëtarja do përballet në një sfidë të vështirë dhe të rëndësishme.

Të gjitha këto bënë që Ilir Meta të mbushë 48 vjeç pa palma dhe çadër në breg të detit, pa dhurata miliona lekë, pa zarfe plot me euro, pa stilografë floriri apo butonë diamanti, madje dyshojmë nëse do ketë pasur edhe ndonjë telefonat apo më keq akoma ndonjë mesazh me dy fjalë të vetme ?Gëzuar ditëlindjen? nga personalitetet.

Kështu, Meta kaloi një përvjetor tepër të hidhur, e megjithatë ai sot i bëri 48 vjeç. Ndonëse kaq i ri në moshë, Ilir Meta është një personalitet i vjetër i politikës shqiptare, që me rregull treshi i bie të dalë dhe më hajduti nga të gjithë.

Por, në këtë ditë të rëndësishme për të, nuk duam aspak ta mërzisim liderin e ?me qetësi dhe dashuri?, që mezi e kemi, ndaj dhe i urojmë jetë të gjatë! Edhe 100 vjeç o Ilir floriri!/CityNews

Lajmet e fundit nga