LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Energjia e rinovueshme/Shqipëria nuk arrin dot objektivin deri në 2020

24 Mars 2017, 09:33, Aktualitet CNA

Vetëm katër nga vendet e rajonit të Ballkanit do të mund të arrijnë tragetin kombëtar për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2020. E ato janë : Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi dhe Rumania. Mes tyre nuk është Shqipëria e cila ka si target arritjen e 38% energjisë së rinovueshme ndaj konsumit total. Të dhënat bëhet të ditura nga Eurostat.

Më keq paraqitet Qipro me vetëm 9.4% të konsumit të energjisë së rinovueshme nga 13% që është targeti dhe Maqedonia me rreth 19.9% nga 28% që ka tragetin.

Sipas këtyre të dhënave Rumania është vendi i parë që ka arritur të ketë 24.8% të konsumit final nga energjia e rinovueshme. Targeti i përcaktuar nga BE-ja ishte 24%.

Mali i Zi cilësohet si lider në rajonin e Ballkanit, duke qenë se ka arritur ta çojë këtë shifër në rreth 43.1% nga 33% që e kishte tragetin e përcaktuar nga BE-ja.

Edhe Kroacia e ka arritur të tejkalojë objektivin me 9 pikë përqindje, duke arritur në29%.

Me 18.2%, Bullgaria gjithashtu arriti të kapërcente 16% si nivel të përcaktuar. Por, Eurostat nuk ka të dhëna për Serbinë dhe Bosnje ? Hercegovinën.

Nga vendet e BE-së, ato me rezultatin më të dobët janë Luksemburgu dhe Malta me përkatësisht 5% të konsumit nga burimet e energjisë së rinovueshme. Ndjekin pas Holanda (5.8%), Belgjika (7.9%) dhe Mbretëria e Bashkuar (8.2%)./Monitor

09:14 Aktualitet

Palla i Topit

Atë e njohin shumë, është një personazh publik i përfshirë n...

Lajmet e fundit nga