LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy ish-sigurimsat e Lulzim Bashës/Të kam dh... Republikën e re

24 Mars 2017, 10:11, Aktualitet CNA

Dje në studion e emisionit Opinion të Blendi Fevziut u diskutuan disa tema, si çdo të enjte përpiqet të na jap një aktualitet politik të javës gazetari Fevziu.

Dje në emisionin e Blendit binte në sy paneli që diskutonte për temën. Dy ish-bashkëpunëtorë të Sigurmit të Shtetit famëkeq të diktatorit Enver Hoxha, dy gazetarë kosovarë dhe pjesa tjetër, ku ishin dy gazetarë, një si Robert Rakipllari, dikur i mediave të SHIK-ut të Fatos Klosit, Lorenc Vangjeli, që tashmë është në anën e Ilir Metës, dhe Elisa Spiropali, ish-drejtoresha e Doganave, e akuzuar se e ktheu atë në sektin më korruptiv të qeverisë në aq kohë sa ajo drejtoi.

Por le të kthehemi te dy problemet kryesore të atij paneli. Ata janë dy ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe ndoshta vendi i tyre do ishte në krah të Partisë Socialiste, por çuditërisht të dy janë në krah të opozitës. Preç Zogaj e ka pranuar publikisht se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, por thotë se nuk ka bërë dëme. Po të zgjaste diktatura askush nuk mund të thotë se Preçi nuk mund të bëjë dëme, por vlen vetëm një fakt që ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe dje ishte zëri i opozitës.

Në vitin 2011 ishte zëri i Edi Ramës, në vitin 2005 ishte zëri i Sali Berishës, në 1998 në krah të Fatos Nanos, në 1997 së bashku me një tjetër udhëhiqte një grupim politik që dogji Shqipërinë. Në 1993 themeloi një parti, duke dalë nga PD-ja për të përçarë forcën politike, që atëherë sapo kishte marrë pushtetin. Në dhjetor të ?90-ës u bashkua me studentët dhe lëvizjen studentore. Përpara se të shkonte atje ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Është poet dhe analist, që dje fliste në emër të opozitës, kështu ka folur dhe në emër të pushteteve të ndryshme të partive të ndryshme që iu ka shërbyer, në pushtet apo në opozitë.

Fahri Balliu akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ?Këndezi?, e ndërsa pseudonimi i Preçit thuhet se ka qenë ?Çiftelia?, për të dy pseudonimet ka vetëm një ndryshim. Preçi e ka pranuar publikisht, me sa dihet ka shkuar dhe në gjykatë ku ka marrë një vendim, ndërsa Fahriu ende nuk e ka pranuar dhe as e ka mohuar faktin e të qenit një ish- bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Balliu është shembulli i gazetarit të paçes dhe pilafit dhe shpesh i akuzuar si batakçi dhe njeri i korruptuar, i lidhur me segmente të ndryshme të pushtetit, që shkojnë sa me PD-në te Berisha aq me LSI-në te Ilir Meta.

Dëshmitarët e kohës thonë se në dy raste Fahriu nuk është pranuar në parti, pasi ëndrra e tij ishte të bëhej komunist. Atëherë thuhet se ai ka qenë mik i ngushtë i Hekuran Isai, ish-ministri i Brendshëm famëkeq i diktaturës. Edhe pse mik me Hekuranin, Fahriu nuk pranohen në parti, jo për biografi, por se në asnjë rast nuk i vinte firma nga ministria e Brendshme. Në atë kohë partia kishte një rregull, bashkëpunëtorët e Sigurimit nuk mund të bëheshin komunist dhe e kundërta.

Pra, këta dy personave që sot pretendojnë se janë zëri zyrtar i politikës, në emisionin politik më të rëndësishëm në vend shfaqin apo flasin në emër të PD-së dhe Lulzim Bashës. A mundet sot në vitin 2017, kur PD është e ngujuar në një protestë të gjatë, në mbrojtje të votës së lirë, të pretendojnë se shqiptarët do t?i dëgjojnë e besojnë, kur përballë iu vendos dy sigurimsa, njëri më skuth se tjetri. Dikush batakçi e dikush tradhtar, dikush hajdut e dikush i pabesë, iu tregojnë shqiptarëve kauzat e opozitës.

E në rast se themelet e republikës së re të Lulzim Bashës fillojnë nga dy ish-sigurimsat, një që e ka pranuar dhe tjetri që ende nuk e ka sqaruar, kjo do të ishte republika e ish-sigurimsave, ose më saktë vlen t?i thuash ?të kam dh… m?u në republikë? Lulzim Bashës dhe kujtdo tjetër, që përpiqet të ngrejë kauza dhe përballë shqiptarëve vendos të tillë personazhe./CityNews

09:14 Aktualitet

Palla i Topit

Atë e njohin shumë, është një personazh publik i përfshirë n...

Lajmet e fundit nga