Connect with Us

Bujqësia, një dështim skandaloz

Aktualitet

Bujqësia, një dështim skandaloz

Publikuar

-

Buxheti i vogël, dallavere me grantet, fermerët mezi mbijetojnë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Analisti Dardan Grapci është i mendimit se ministri aktual i Bujqësisë nuk është i denjë për këtë post dhe duhet që urgjentisht të japë dorëheqje të parevokueshme nga ky post, për shkak se ai është njëri nga fajtorët kryesorë, që e ka sjellë në këtë situatë bujqësinë e Kosovës dhe bujqit kosovarë, që i ka shkatërruar komplet
Të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Isa Mustafës, patën premtuar se zhvillimi i sektorit të bujqësisë ishte paraparë të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën e paskonfliktit, mirëpo premtimet e tyre mbetën vetëm në letër. Nga viti 1999 deri më 2017 Kosova vazhdon të jetë importuese e madhe e prodhimeve bujqësore. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, misri dhe gruri janë produktet ushqimore, të cilat më së shumti importohen nga shtete të ndryshme të botës. Nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani, thotë se krahasuar me vitet e mëhershme kemi pasur përparime të investimeve në sektorin e bujqë- sisë, por krahasuar me vendet e rajonit ende qëndrojmë larg tyre. “Po të investohej nga paslufta në këtë sektor sikurse që janë bërë ca përmirësime në veçanti viteve të fundit, situata ka mundur që të jetë shumë më e mirë dhe numri i të punësuarve do të ishte dukshëm më i madh”, është shprehur ai. “Është koha e fundit që nga ana e Qeverive të Kosovës të rriten urgjentisht investimet në sektorin e bujqësisë, ndryshe nuk do të mund të ndalim invazionin e mallrave nga Serbia për në Kosovë”, theksoi Osmani.

Emërimet nepotike dhe klienteliste

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se përderisa nuk emërohen ministra në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë e jo të klientelizmit, nepotizmit, apo siç ndodh te ne që nga paslufta edhe në baza të preferencave të partive dhe bizneseve, nuk do të ketë zhvillim ekonomik të vendit e as zhvillim të bujqësisë, por as nuk do të ketë investime të huaja, pa të cilat vendi nuk do të ketë zhvillim ekonomik e as zvogëlim të papunësisë. “Që të ketë investime serioze dhe afatgjata në sektorin e bujqësisë, mendoj që nevojitet të jetë ministër një ekspert nga fusha e agronomisë, sepse vetëm një ekspert i agronomisë mundet që të dijë se çka nevojitet për një fermer dhe çfarë produktesh duhet të kemi në çdo stinë”, potencoi ai. Analisti Grapci është i mendimit se ministri aktual i Bujqësisë nuk është i denjë për këtë post dhe duhet që urgjentisht të japë dorëheqje të parevokueshme nga ky post, për shkak se ai është njëri nga fajtorët kryesorë që e ka sjellë në këtë situatë bujqësinë e Kosovës dhe bujqit kosovarë, që i ka shkatërruar komplet. Sipas tij, ministri i MBZHR-së, Memli Krasniqi, është edhe njëri nga fajtorët se përse në tregun e Kosovës kemi një vërshim të produkteve nga Serbia, por edhe nga Maqedonia. “Ministri aktual duhet të japë dorëheqje”, thotë më tutje Grapci.

LEXO EDHE:  Thaçi: Deklarata e samitit të NATO-s, e mirëseardhur për Kosovën

Dyshime për korrupsion në skemën e granteve

Deputeti i opozitës, Haxhi Shala (Nisma për Kosovën), tha se është për keqardhje se që nga paslufta e deri më sot Kosova nuk po arrin që të ketë investime serioze afatgjata në sektorin e bujqë- sisë. “Që të kemi një zhvillim dukshëm më të shpejtë të bujqësisë, kjo bëhet përmes donacioneve qeveritare dhe të granteve, të cilat për fatin e keq të fermerëve dhe bujqve tanë ato po keqpërdoren duke ua ndarë ato militantëve partiakë e jo fermerëve të vërtetë dhe bujqve tanë”, theksoi ai. “Sipas disa fermerëve, për të qenë përfitues i këtyre granteve nëpër komunat e Kosovës apo në Ministrinë e Bujqësisë përfituesit e grantit duhet që të ndajë 30 për qind të shumës së një granti përfitues për zyrtarin e institucionit që i ndajnë këto grante”, tha Shala. Sipas tij, mungesa e këtyre investimeve edhe ka ndikuar që ndërkohë në saje të këtyre keqpërdorimeve të granteve shumë nga tokat Kosovës të mbesin djerrinë dhe se nuk po përdoren për produkte profitabile dhe për pasoja ne detyrohemi që të importojmë edhe produktet më të thjeshta, që janë të kontaminuara dhe vijnë kryesisht nga Serbia./Kosova Sot

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Serbinë/ Talat Xhaferri ka një thirrje për Kosovën

LEXO EDHE:  Dalin Exit Poll-et e para/ Kjo parti është më e preferuar

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Regjistrohet një tjetër i infektuar me COVID-19 në Kosovë

LEXO EDHE:  Dalin Exit Poll-et e para/ Kjo parti është më e preferuar

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese akuza “bombë”/ Rama i pari që dha idenë e copëtimit të Kosovës

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE