LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar dhe Visar sot mbyllni gojën/Populli është në ZI!

24 Mars 2017, 07:45, Aktualitet CNA

Nga Bledian Koka  Litarin jashte… Eshte e tmerrshme kur ne te njejten kohe absurdi rrezon arsyen dhe larteson te paimagjinueshmen. 26 vjet me pare kur regjimi te cilit ai i vinte koken tek kraharori ra, ish sekretari i rinise, ish hetuesi qe per pasion gjate pyetesorit kishte vendosjen e vezeve nen sqetull te armikut te kllases, as nuk do ta kishte menduar kurre qe sot ai jo vetem nuk do ti hynte gjemb ne kembe, por madje do behej edhe Minister i Brendshem. Dhe pikerisht kur sot ne jemi te tradhetuar me votat e PS-se LSI-se dhe PDIU-se, ne Shqiperi po zhvillohet nje debat telendises mes Presidentit te Republikes dhe shkrimtarit qe iu be nena burgjeve te komunizmit, se kush eshte spiun e kush nuk ka bythe.

Askush nuk flet per kete, askush nuk ndihet, sepse mendjen ua ka marre nje kaçmak i felliqur qe propaganda ia ka vene emrin debati Visari-Bujari dhe bravo u qofte sa mire e kane gatitur. Ne sot i kemi te qarta qe te dyja, por ajo qe eshte per te vene kujen eshte se ndersa demokratet zihen, komunistet lartesohen, ndersa Visari dhe Bujari kacafyten, Xhafes i ndriti Fati i Mire per te dhe i ziu per shqiptaret, qe te behet Minister i Zgjedhjeve. Ndersa gjithe shqiptaret neveriten nga ajo qe Edi Rama edhe njehere ua serviri si pjate te ftohte, pabesine e rradhes, atyre u duhet edhe ta shoqerojne kete me diskutimin torollak te Bujarit dhe Visarit.

Visari dhe Bujari mund te kene shume per te diskutuar mes tyre, por vec sot jo, te pakten per nje dite ata duhet te ulin kokat e jo t’ia hane ato njeri tjetrit ndersa komunizmi edhe njehere e la litarin jashte duke e quajtur me sarkazmen e felliqur, Fatmir! Sot ne jemi te turperuar si popull qe nuk arritem te mbrojme nderin tone, nuk arritem te parandalojme te keqjen qe po instalohet cdo dite e per dite, nuk arritem te fitonim mbi te keqjen qe na mundi, po sot eshte Dita e Tyre.

p.s…sa per ju te dy, Bujar dhe Visar per hir te zotit sot mbyllni gojen, populli eshte ne ZI!…/CityNews

Lajmet e fundit nga