LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet përplasja/Visar Zhiti ia kthen Nishanit/Karikaturë e Enver Hoxhës

23 Mars 2017, 10:22, Aktualitet CNA

Përplasja mes presidentit Bujar Nishani dhe të deleguarit në Vatikan, Visar Zhiti, po zgjerohet dita-ditës. Akuza dhe kundërakuza të ashpra kanë ardhur çdo ditë nga të dyja anët. I pari ishte Visar Zhiti, që sulmoi presidentin Nishani, pasi ky i fundit dekretoi Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, reagimit të tij, presidenti Nishani do t?i përgjigje: ?Kur u bë publik propozimi i kryeministrit Rama për të emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish-i përndjekuri politik P.V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit?.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Zhitit, i cili në një intervistë për ?GSH? e quan Bujar Nishanin karikaturë të diktatorit Enver Hoxha.

Më poshtë pjesa e parë e intervistës së shkrimtarit, poetit, ish-ministrit e diplomatit, Visar Zhiti.

? E njihni ish-të përndjekurin P.V., që i ka shkruar presidentit duke ju akuzuar ju si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit në vitet 1982-1983 në procese të ridënimit të të burgosurve?

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj dhe shqetësimin qytetar që shfaqni. Me rëndësi për Shqipërinë, mendoj, do të kishte pyetja nëse e njohim presidentin. Presidentin, për fat të keq, e njoh, ?të përndjekurin P.V.? s?kam si ta njoh, është pa emër, e njeh presidenti, për fat të mirë. Por presidenti i ka të gjitha strukturat dhe mekanizmat, dhe institucionet, dhe dosjet, dhe kanalet e fshehta e të pafshehta, bashkëpunëtorët, televizionet, gazetat, deputetët, partitë, burgjet, vrasësit profesionistë, të kaluarën e tij, etj., etj. dhe s?ka pse flet me ?letra nga populli? apo kundërpopulli, apo të spiunëve të dikurshëm, ashtu siç bënte diktatori Enver Hoxha, më saktë si karikaturë e tij. Të flasë me prova, dokumente, institucionalisht.

Deri më tani unë kam folur për të si qytetar dhe në këtë kuptim kam të drejta më shumë, madje edhe të zemërohem. Po ai është presidenti i vetëm në botë, kryeqytetari i parë i vendit, që flet kundër qytetarit të vendit të tij pa asnjë provë e dokument, por me zemërim e shpifje. Dhe më ka dekoruar dikur. Ia kam refuzuar, por e mora për të mos vënë në vështirësi bashkëvuajtësin tim, zotin Amik Kasoruho, që punonte në Presidencë dhe më propozoi. E konsideroi si akt të tij, kam dashur ta kthej, por nuk e kam gjetur ku e kisha hedhur. Ndërkohë më ka dekretuar dhe si ministër? Natyrisht, ky ishte vendim i kryeministrit të atëhershëm, zotit Berisha, marrëdhëniet me të cilin ishin korrekte dhe institucionale, kurse në planin njerëzor mjaft të mira. Po kështu, edhe me kryeministrin e tanishëm, z. Edi Rama. Dua të them se si qytetar dua t?i shërbej vendin, kohës sime, në mirëkuptim, në bashkëpunim të gjerë dhe me paqe.
? Pse vjen kjo akuzë?

Nga kush? Nga presidenti apo ?P.V?? Nuk duhet t?i përgjigjem unë kësaj pyetjeje, por presidenti dhe ?P.V?-ja e tij. Presidenti e ka zbuluar, ka interesa vetjake, aspak parimore e instuticionale, interesa, që mbase një veting do t?i nxjerrë, mua më çoi fati a rasti që të jem atje ku nuk i duhej interesave të tij, por jo vendit. Po pse më akuzon ?P.V? e presidenti, e përsëris, s?e di kush është dhe s?e njoh. Do të më pëlqente të flisnim për punën dhe arritjet dhe si mund të bëheshin mjaft gjëra më mirë?
? Cila ka qenë marrëdhënia juaj me administratën e burgut të Spaçit në vitet 1982-1983?
Si e një të burgosuri me administratën e burgut dhe me komandën. Shtoj se edhe atje bëj pjesë në të burgosurit e persekutuar, pa asnjë privilegj, edhe pse ishin aq mjeranë në burg. Kam punuar si skllav në punërat më të rënda që mund të bëjë një i burgosur, nëntokë, në minierë, në atë që quhet Zona e Dytë. Jam plagosur disa herë, kërcënuar, tani kam gjetur se jam spiunuar edhe atje kur flisja kundër, ndërkohë kisha miq me moral të lartë, heronj.

Poezitë që kam shkruar fshehurazi në burg, për të cilat edhe mund të pushkatoheshe, m?i kanë ruajtur edhe ata, duke rrezikuar kokën. Jam krenar për miq të tillë, heronj, që jo vetëm nuk më denoncuan, por përkundrazi më mbrojtën. Arrita t?i nxjerr nga burgu poezitë e mia, janë dëshmi autentike, ende? dhe ja shpërblimi që na jep Presidenti i Republikës, koleg me oficerët e burgut, por që s?ishin si ai, mes të cilëve kishte dhe korrektë, edhe njerëzorë, etj., etj. I kam treguar të gjitha te dy burgologjitë e mia, me emra të vërtetë, persekutorë e të nëpërkëmbur, qëndrestarë dhe martirë. Por të kthehemi tek pyetja: me administratën e burgut jo vetëm që nuk kam qenë bashkëpunëtor, por i përndjekur i tyre, me njerëzit atje, qofshin edhe me të këqijtë, kam pasur marrëdhënie dhembshurie, rrija edhe me priftërinjtë, kam marrë mësime prej tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga