LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja e Ramës shkrep një foto nga çadra/ I gjithë kabineti i bën "like"

23 Mars 2017, 16:19, Aktualitet CNA

Kohët e fundit e gjithë vemendja është tek çadra, tek mesazhet që përcjellin nga ajo, ndërsa nënvizohet për zgjedhje të lira. Kreu i PD dhe jo vetëm, apelon se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, “me qeverinë e tij të krimit dhe korrupsionit?.

Por teksa në çdo deklaratë publike, vihet re një prani e shtuar e qytetarëve, të cilët i bën bashkë një mision, fotoja e postuar nga ministrja Milena Harito, shfaq anën tjetër të medaljes.

Një çadër bosh,  ku vihen re tavolinat dhe skelat.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito, ka shkrepur një foto në orët e para të ditës nga  Çadra e Lirisë në Bulevard.

?Çadra e Lirisë, mund të quhet edhe çadra e vetmisë së madhe?, shkruan ajo në Twitter. Në postimin në fjalë, brenda një kohe rekord i ka bërë “like” i gjithë kabineti qeveritar si dhe kryetari i Bashkisë, Veliaj. Në këto raste vlen shprehja se ?fotoja flet më shumë se fjalët?. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga