Connect with Us

Ministrat, shërbëtorë të mafio-oligarkëve/Rëndojnë ekonominë

Aktualitet

Ministrat, shërbëtorë të mafio-oligarkëve/Rëndojnë ekonominë

Publikuar

-

Zhvillimi i bllokuar nga mafio-politikanët dhe mafio-bizneset,shkruan gazeta Kosova Sot.

Që nga pas lufta e deri më sot, e në veçanti gjatë dekadës së fundit, plot ministra janë vënë nën kthetrat dhe shërbimet e mafio- oligarkëve të inkriminuar të bizneseve të pista e monopoliste, që nuk guxojnë të luftojnë monopolet në biznes. Sipas analistëve dhe opozitës, institucionet nuk po udhëhiqen nga dora e shtetit ligjor dhe kushtetues, por po udhëhiqen nga nëntoka kriminale politike, e cila, sipas tyre, dirigjon dhe i paguan ministrat e zyrtarët mercenarë në institucionet e shtetit për interesa të saj dhe pushtetarëve të inkriminuar. Deputeti Sali Salihu (Lëvizja VV) tha se qeverisja e tanishme forcoi kapjen e shtetit dhe të ekonomisë. “Këtu pra u vendosën linjat për ndarjen e bizneseve të fuqishme dhe nga koha kur ky partneritet filloi të funksionojë vendi edhe më shumë iu nënshtruar krizës së thellë ekonomike dhe politike”, u shpreh ai. Sipas tij, pjesa dërrmuese e aparatit shtetëror është në shërbim të rrjeteve klienteliste, dhe duke qëndruar nën këtë klimë kanë pamundësuar bërjen e shtetit dhe mundësuar mbizotërimin e kriminalitetit.

Mafio- politika dirigjon gjithçka

Analisti i ekonomisë, Ardian Nokaj është i mendimit se shumica e ministrave të kësaj Qeverie janë nën kthetrat e oligarkëve të bizneseve të inkriminuara, saqë ngufasin e nuk lejojnë frymën e lirë të biznesit në tregun e lirë. “Mafio-politika është aktori kryesor krimogjen, që nuk lejon thyerje të monopoleve, edhe pse tregu i lirë është i garantuar me ligj dhe me Kushtetutë”. Sipas tij, shumica e institucioneve po udhëhiqen realisht nga mafio-politika oligarkike apo nëntoka kriminale, ku shihet qartë se ata janë përgjegjësit kryesorë për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi deri sot. ” Mungesa e vullnetit politik, sistemi i brishtë i drejtësisë dhe papërgjegjshmëria janë vetëm disa nga faktorët që konsiderohen se po e pengojnë luftën kundër korrupsionit në Kosovë”, ka vlerësuar Nokaj. “Kemi shumë organe që kinse thirren se ata po luftojnë korrupsionin, por ato organe nuk po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Pra, gjithë këto mekanizma të kontrollit nuk funksionojnë dhe e kemi një situatë ku njerëzit, për të cilët ka dyshime të fuqishme që janë të korruptuar, nuk dënohen, dhe si po shihet këtu bien ndesh në mes vete këta mekanizma”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Mali i Zi merr vendimin/ Nga nesër hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Shteti i dorëzuar para shkelësve të ligjit

Ish-deputeti, Xhevdet Neziraj tha se efikasiteti i qeverisjes varet nga profesionalizmi i përbërjes së ekzekutivit. “Derisa nuk emërohen ministra në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë jo të klientelizmit,nepotizmit,apo siç ndodh shpesh te ne në baza të preferencave të politikës dhe bizneseve nuk do të ketë luftë në eliminimin e bizneseve monopoliste e me këtë nuk do të ketë as investime të huaja pa të cilat vendi nuk do të ketë zhvillim ekonomik, e as zvogëlim të papunësisë”, tha ai. Ndërsa, deputeti i opozitës, Bali Muharremaj tha se Kosova ka ligjet dhe Kushtetutën shumë të mirë, që e garanton tregun e lirë dhe pa monopole, por te ne zbatueshmëria e ligjeve dhe Kushtetutës është larg standardeve evropiane, e për zbatimin e ligjeve dhe konkurrencës së lirë nuk ishte dashur të ketë kompromise me askënd. “Shteti nuk do të duhet që të dorëzohet para shkelësve të ligjit dhe duhet që të luftojnë fuqishëm monopolet në biznese të caktuara, sepse ato shkatërrojnë ekonominë e vendit”, ka thënë më tej deputeti Muharremaj. Si shembull të monopoleve e mori kompaninë që është në pronësi të Devollëve dhe që bën homologimin automjeteve dhe se është e vetmja në tërë Kosovës dhe ku ministri Lutfi Zharku botërisht e ka pranuar se nuk ka guxim që të heqë monopolin e kësaj kompanie. Ndaj, deputeti Muharremaj thotë se ky është një shembull tipik se si ministrat e kësaj Qeverie janë vënë nën kthetrat dhe shërbimet e mafiooligarkëve të inkriminuar të bizneseve të pista e monopolistike që nuk guxojnë të luftojnë monopolet në biznes./Kosova Sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  “E kanë masakruar drejtësinë”/ Ish prokurori akuza të forta politikës

LEXO EDHE:  Rritet sërish kurba e të infektuarve në Kosovë/ Shënohen 14 vdekje nga Covid-19

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Publikuar

-

Nga

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vaksinimi kundër koronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por në një njoftim të lëshuar për media theksoi se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, vaksinimi edhe në komunat e tjera do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit.

Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Regjistrohet një tjetër i infektuar me COVID-19 në Kosovë

LEXO EDHE:  Mali i Zi merr vendimin/ Nga nesër hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Tollovia nxiti edhe reagimin e partive opozitare në Kosovë, të cilat e akuzuan Qeverinë për dështim në menaxhimin e vaksinimit.
Nga 12 maji, në Kosovë nisi faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë tha se të premten, deri në orën 17:00, janë vaksinuar rreth 3,100 qytetarë të Kosovës.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike./REL

LEXO TE PLOTE