Connect with Us

Flet nga qelia gruaja gjermane/Si më futi në rrjet burrelsi që më la shtatzënë

Aktualitet

Flet nga qelia gruaja gjermane/Si më futi në rrjet burrelsi që më la shtatzënë

Publikuar

-

Aliki Buratzi është e vetmja shtetase e huaj që vuan dënimin në burgun e grave 325, ose i njohur ndryshe si burgu “Ali Demi”. Teksa mëson arsyen e vizitës sonë, afrohet dhe kërkon me ngulm të rrëfehet. Sot është 50 vjeçe. Kërkon të komunikojë në gjuhën shqipe, edhe pse me vështirësi. Historia e saj është shumë e ngatërruar.

Gjithsesi, Aliki me ndihmën edhe të punonjësve të edukimit dhe juristes së institucionit të vuajtjes së dënimit, përpiqet të na e shpjegojë. Na thotë se është bërë pjesë e grupeve kriminale pa dëshirën e saj. Pa pasur asnjë merak se çfarë mund të ndodh me jetën e saj, ajo na tregon edhe emrin e personit që e futi në “valle”.

Kush është Aliki Buratzi? Kur erdhi ajo për herë të parë në vendin tonë? Si u lidh me grupin kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria drejt Greqisë? Si u largua nga Shqipëria, pasi gjykata vendosi për të masën e arrestit shtëpiak? Çfarë kërkon tashmë Aliki? Merakun më të madh thotë se e ka për vajzën e saj 5-vjeçare për të cilën tregon se po rritet nën kujdesin e shtetit gjerman, pasi prindërit e saj janë tepër të moshuar për ta mbajtur në shtëpi. Por kush është babai i fëmijës së saj?

Të gjitha këtyre pyetjeve i jep përgjigje për “Shekulli” Aliki Buratzi, e dënuar me 10 vite burg për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve në bashkëpunim.

Aliki kur je arrestuar, sa vite je dënuar dhe pse?
Unë jam arrestuar në 5 dhjetor të vitit 2010 në Qafë Botë. Isha duke shkuar në Greqi, pasi atje kam vendlindjen e babait. Por dua të them se para këtij momenti unë kisha qëndruar në një hotel në Sarandë. Kam qenë së bashku me tre femra të tjera dhe me pesë djem të gjithë nga Shqipëria. Nuk i njihja të gjithë, por njërin prej tyre, pasi ishte i dashuri im. Kemi qëndruar një natë në hotel dhe aty, ata organizuan edhe skemën se si do të kalonim drejt Greqisë. Më dhanë katër pistoleta të reja me qëllim që unë t’i kaloja për në Greqi. Isha futur në grup dhe kishim rënë dakord për gjithçka. Nuk kisha rrugë tjetër në këto momente. Unë edhe paguhesha pasi përfundoja punën, pavarësisht se në mes ishte personi me të cilin isha lidhur. Kjo bëhej që unë të isha e qëndrueshme dhe të mos hiqja dorë. Por kishte edhe një fakt tjetër. Unë jam kërcënuar nga anëtarët e grupit.

Sa paguheshe dhe kush ishte personi që t’i i besoje në këtë rrugë?
Po varet nga armët që kaloja. Në një rrugë merrja rreth 1 deri në 2 mijë euro. Armët ishin të reja dhe ato futeshin nga Mali i Zi ose Serbia. E kisha bërë edhe herë të tjera këtë punë. Por u arrestova në Sarandë në përpjekje për të kaluar kufirin. Deri në Qafë Botë do të shkoja me autobus, më pas do të kaloja në këmbë. Ishte një kontroll rutinë. Unë armët i kisha vendosur përreth mesit. Nuk e prisja se do të kapesha, pasi personat që më kishin futur në rrjet më kishin premtuar se nuk do të më ndodhte gjë. Fillimisht nuk pata pranuar të bëhesha pjesë e kësaj organizate, e cila trafikonte armë nga vendet e rajonit drejt Greqisë. Por më pas isha e detyruar për disa arsye. E para unë isha e dashura e njërit prej anëtarëve të grupit dhe e dyta me të unë kam edhe një vajzë.

Të kuptoj, por të lutem mund të na thuash se kush të futi në këtë rrejt?
Personi që unë e njoh dhe është i dashuri im është Sokol Lepuri. Unë me të jam njohur në Burrel në vitin 2008. Në atë kohë qëndrova 7 muaj në Shqipëri, ishte hera e parë që vija këtu. Nuk e dija se me se merrej. Por fillimisht më ndihmoi për disa punë të miat, më pas ai më përdori. Ishte tepër vonë kur unë e kuptova se çfarë isha duke bërë. Ndonëse në fillim punoja për të, në mënyrë të detyruar, madje disa herë edhe nën kërcënimin e armëve, më vonë arrita të bëhesha pjesë e grupit. Në momentin kur unë transportoja armët, djemtë e grupit vinin pas meje. Unë lëvizja me autobus, ndërsa ata me makinat e tyre.

Ju u arrestuat në 5 dhjetor të vitit 2010, çfarë ndodhi më pas?
Unë rrëfeva në polici se isha e kërcënuar. Më caktuan si masë arresti atë të shtëpisë. Por ngaqë nuk i dija shumë rregullat u largova drejt Italisë. U gjykova në mungesë. Gjatë kohës që qëndroja në Itali, unë mësova se isha dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg për akuzën e “trafikut ndërkombëtar të armëve”. Pasi vendimi mori formë të prerë, emri im u vendos në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Rrëfim/I dashuri më akuzon për një marrëdhënie me shokun e ngushtë të babait tim

Kur u ekstradove nga Italia?
Në vitin 2013 më arrestojnë autoritetet Italiane për llogari të drejtësisë Shqiptare. Unë qëndroja tek disa miqtë e mi në Itali. Çdo ditë bëja përpjekje për tu larguar drejt Gjermanisë, pasi atje kam edhe familjen. Por nuk arrita dot. Që nga 2013 ndodhem këtu në burg.

Aliki më lart pohuat se keni një vajzë 5 vjeçe, ku qëndron ajo tani?
Po është e vërtetë. Unë kam një vajzë të vogël. E kam lënë në Berlin te prindërit e mi. Por ata janë të moshuar dhe nuk mund të kujdesen për të. Kam mësuar se vajzën 5 vjeçe e ka marrë shteti. Ajo qëndron në një qendër sociale. Ndërsa unë herë pas here kam kërkuar të shkoj pranë saj.

Po babai i vajzës kush është, nuk mund të kujdeset ai për të?
Nuk kam dashur ta zbuloj atësinë, por tani ka ardhur koha. Babai i vajzës është pikërisht personi që më futi në këtë lojë, Sokol Lepuri nga Burreli. Ju thoni se vajza është 5 vjeçe. Nëse do të bënim një llogari të thjeshtë na rezulton se në momentin e arrestimit ju të mos kishit lindur.

Si është e vërteta?
Vajza është 5 vjeçe. Unë jam arrestuar dhe më pas liruar. E kam takuar Sokolin edhe më pas. Kam rënë shtatzënë gjatë kohës që ai ndodhej në burg. Por duke qenë se ai nuk e besonte këtë gjë, nuk e njeh vajzën tani.

Ku ndodhet ai tani, ke dijeni?
Nuk e di se ku ndodhet. E kam takuar fillimisht në burg. Kam kërkuar ta takoj edhe tani, por askush nuk më tregon se ku ndodhet ai njeri. Më shkatërroi jetën dhe unë nuk e di se çfarë po bëj. Ai nuk është interesuar asnjëherë për mua dhe për vajzën.

Çfarë kërkon nga autoritetet e drejtësisë shqiptare?
Unë kam bërë me dhjetra kërkesa në gjykatë dhe po kështu në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Kam një kërkesë të cilën nuk po e merr askush parasysh. Unë jam me shtetësi Greko-­Gjermane. Kam kërkuar që pjesën e mbetur të dënimit ta kryej në një nga burgjet Greke. Nuk e kuptoj se pse nuk më jepet kjo e drejtë. Dua të shkoj në vendin ku ka lindur babai im. Aty kam edhe të njohur, ndërsa këtu ndihem shumë keq.

Pse, çfarë të shqetëson?
Është një vend që unë nuk e njoh. Edhe gjuhën nuk e di shumë mirë. Kam mësuar disa gjëra këtu brenda nga gratë e tjera. Por më shqetëson shumë fakti që unë nuk jam pranë vajzës sime. Mendoj se duke shkuar në Greqi do të kem më shumë të drejta. Këtu nuk më është dhënë asnjë mundësi. Kërkoj të lë sa më shpejt Shqipërinë, vendi ku unë u përfshiva në një lojë, nga e cila tani po vuaj pasojat. Po kështu dua shumë që kur të jem e lirë të kërkoj njeriun që më futi në kurth, Sokol Lepurin. Kam dashur shumë të di se ku ndodhet, por askush nuk më tregon gjë. Dikush më tha se ai ndodhet në burg, por se ku, nuk di gjë. Ai person do të jap llogari për atë që më ka shkaktuar. Më ka lënë një vajzë jetime për të cilën unë nuk kam asnjë informacion.

Si është dita e Alikit në burg?
Nuk ka ndonjë të veçantë. Ngrihem në mëngjes sipas regjimit të përcaktuar nga drejtoria e institucionit. pasi kryejmë detyrat, hamë mëngjesin më pas dalim në oborr. Unë zakonisht nuk merrem me ndonjë punë, pasi nuk jam tipi që punoj shumë. Bëjmë muhabet me shoqet. Me shumicën prej grave që ndodhet në burg, unë kam marrëdhënie të mira. Kërkoj prej tyre të di disa gjëra më shumë. Madje, me disa kam krijuar shoqëri më të ngushtë. Megjithatë, kjo nuk më ngroh. Gjithë ditën mendoj për vajzën time. Të gjitha kërkesat, ia kam parashtruar edhe drejtoreshës së institucionit. Shpresa më japin, por asgjë konkrete. Nuk di tani se çfarë të bëj. Ku të drejtohem.

A ke vizita, po për të gatuar?
Jam fillikat e vetme. Nuk më vjen kush sepse unë njerëzit i kam në Berlin, Gjermani. Kam disa kushërinj në Greqi. Nuk di të gatuaj. Unë konsumoj ushqimin e burgut. Gatimet këtu janë të mira,por gjithsesi sërish ushqime burgu mbeten. Nuk kam asnjë mundësi tjetër. Dua të shtoj se këtu ne jemi bërë si të shtëpisë. Ka shumë gra që gatuajnë vet dhe në disa raste më japin edhe mua.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rrëfehet vajza/Pas përdhunimit  fillova të tradhëtoj të dashurin

LEXO EDHE:  "Nga qejfi ha kumbulla të tharta”/Modelja shqiptare rrëfen sa herë e ka arrestuar policia

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Rrëfim/Seks me ish bashkëshortin, por unë dua…

LEXO EDHE:  Rrëfim/Seks me ish bashkëshortin, por unë dua…

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: