LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flet Ben Blushi/Ja pse nuk e mbështes protestën e opozitës

23 Mars 2017, 07:59, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur për protestën e opozitës, e cila ka nisur prej më shumë se një muaji.

Në një intervistë për të përditshmen ?Sot?, Blushi thekson se do ta mbështeste protestën e PD-së, nësedo ishte për përmirësimin e situatës dhe standardeve zgjedhore.

Por, sipas tij, kjo protestë nuk i synon këto çështje, por kërkon të zëvendësojë një qeveri me një qeveri tjetër.

?Unë nuk mund t?i them askujt që nuk ka të drejtë të protestojë në Shqipëri. Pyetja është për çfarë proteston? Do isha në mbështetje të protestës së Partisë Demokratike nëse do ishte për përmirësimin e situatës dhe standardeve zgjedhore. Në fakt nuk i synon. PD nuk synon as ndërprerjen e financimeve të errëta, që janë nga problemet kryesore në fushatë dhe blejnë zgjedhjet, para që vijnë nga droga, nga kanabisi, nga koncesionet dhe tendera nga të cilat PD ka përfituar edhe vetë. Nuk kërkon as numërim elektronik duke i dhënë të drejtën vetes të numërojë votat e partive të tjera së bashku me PS dhe LSI, dhe as ndëshkim më të plotë për të gjithë ata që prekin zgjedhjet. Këto janë problemet themelore të zgjedhjeve tona; kush numëron kush paguan dhe kush administron zgjedhjet. Partia Demokratike këto çështje nuk i kërkon, ndaj nuk e mbështes protestën e tyre. PD po kërkon të zëvendësojë një qeveri me një qeveri tjetër, çka nuk është fare problemi im. Unë mendoj që qeveritë duhen rrëzuar qofshin teknike apo qofshin politike. Qeveria teknike sipas meje, është një kërkesë e PD për të bashkëqeverisur me PS dhe LSI. Unë jam totalisht i painteresuar për këtë gjë. LIBRA nuk është e interesuar për këtë gjë që të marrë pjesë në një qeveri që është nga pak nga të gjitha palët. Duam të shkojmë në zgjedhje duke pasur standarde zgjedhore më të mira dhe me dyshimin se PD, PS dhe LSI do t?i administrojnë keq këto zgjedhje. Por rrugë tjetër nuk ka?, tha Blushi./CityNews

Lajmet e fundit nga