LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim në repartin ushtarak në Porto Romano/Plagosen dy rojet

22 Mars 2017, 18:51, Aktualitet CNA

Një shpërthim ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, në repartin ushtarak në Porto Romano. Nga shpërthimi mësohet se janë plagosur dy roje të repartit, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Paraprakisht raportohet se lënda që ka shpërthyer ka qenë barut.

Ngjarja dyshohet se është aksidentale, pasi rojet i vendosën flakën shkurreve për të pastruar oborrin. Zjarri u përhap dhe aksidentalisht pati shpërthim të barutit./CityNews

Lajmet e fundit nga