LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia vret agresorin në Angli/ 12 persona të plagosur

22 Mars 2017, 15:36, Aktualitet CNA

Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament. Mediat bëjnë me dije se personi në fjalë, i pajisur me thikë, ka arritur që të futej në hapësirën e blertë të Parlamentit dhe ka plagosur një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.

Më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet ?4×4? në urën ?Westminster?, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve. Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa ndërtesa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.

Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës ?Westminster?, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. /CityNews

Lajmet e fundit nga