LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 mijë lekë një qese hashash/Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës

22 Mars 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka goditur sot një rast të trafikut të drogës, duke shkatërruar grupin kriminal. Nga aksioni policor janë sekuestruar 2.2 kg marijuanë dhe boçe kanabis sativa, duke rënë në pranga 3 trafikantët.

Për pasojë, janë arrestuar shtetasit:
? Hermes Kalemi 22 vjeç, banues në Plazh, Durrës;
? Saimir Sula 24 vjeç, banues në Plazh, Durrës.
? Enriko Driza 20 vjeç, banues në Plazh, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi:
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen Nr. 13 , Durrës kishin marrë me qira një banesë, ku edhe ushtronin aktivitetin kriminal.
Në banesë përpunonin dhe ambalazhonin lëndë narkotike me qëllim të tregtimin e saj, kundrejt pagesës prej 1 000 lekë të reja / një qese e ambalazhuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e mësipërme, Specialistët për Narkotikët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

? dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të mbushura më lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;
? disa qese të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë, gati për t’u hedhur në treg, dhe
? 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Hernes Kalemi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike në formë “boçe” e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga