LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet e LSI-së/Rama mbron Nikollën: Ja çfarë kërkonte

21 Mars 2017, 16:41, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët përfitues të fondit të ekselencës. Gjatë fjalës së tij, Rama iu është përgjigjur tërthorazi sulmeve të LSI-së ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Ai ka folur me superlativa për ministren e tij, duke thënë se vjen nga një eksperiencë e gjatë arsimore.

Sipas tij, Lindita kërkonte standard për të gjitha reformat dhe në bazë të këtij standardi u projektua një reformë që u zhvillua hap pas hapi.

?Lindita vjen nga një eksperiencë e gjatë arsimore. Lindita kërkonte standard për të gjitha reformat. Në bazë të këtij standardi u projektua një reformë që u zhvillua hap pas hapi. Jo duke marrë një copë këtu e një atje, por duke e ndërtuar hap pas hapi. Kjo ka sjellë një transformim shumë të ndjeshëm dhe pozitiv të ngarkesës mësimore, të ndërveprimit në sistem, të cilësisë së perceptimit të nxënësve?, tha Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga