LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i përgjigjet Monika Kryemadhit/S’më duhet çfarë thua, reforma në arsim kaloi!

21 Mars 2017, 20:16, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurtimisht përplasjet e fundit mes koalicionit qeverisës, PS-LSI.

Ai i ka cilësuar përplasjet si shprehje të momentit që lidhen me zgjedhjet që po afrojnë.

Sipas tij, nuk ka rëndësi se çfarë thotë Monika, por që reforma në arsim është miratuar bashkërisht.

?Përplasjet janë shprehje të një momenti që lidhen me zgjedhjet që po afrojnë. Është momenti që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv, duke bërë opozitën e qeverisë. Për mua s?ka rëndësi çfarë tha Monika, por që reforma në arsim është miratuar bashkërisht dhe ka pasur sukses. Ka dhe pendesa, por reforma ka kaluar dhe nuk kthehet pas?, deklaroi kryeministri./CityNews

Lajmet e fundit nga