LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e pranon hapur/LSI po bën opozitën në qeveri

21 Mars 2017, 20:28, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama e pranoi hapur se LSI po bën opozitën në qeveri. Ai tha se LSI po mundohet që të krijojë një profil më atraktiv me afrimin e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? të gazetares, Eni Vasili në ?News24? kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se ai kurrsesi nuk ka pohuar se PS mund të dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa lajmet për sigurimin e votave në zgjedhjet e 18 qershorit pa LSI, i cilësoi të pavërteta.

Nga ana tjetër moderatjorja Eni Vasili pyeti Ramën sa i takon ?përplasjeve? dhe replikave në distancë mes figurave të PS dhe LSI, siç ishte rasti i ministres Lindita Nikolla dhe deputetes Monika Kryemadhi.

?Këto janë shprehje të një momenti që lidhen me zgjedhjet që afrojnë kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv duke bërë opozitën e qeverisë?, tha Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga