Connect with Us

Konferencë për luftën kundër ISIS

Aktualitet

Konferencë për luftën kundër ISIS

Publikuar

-

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson po kryeson takimin e parë të plotë që nga viti 2014, me ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga 68 vende dhe organizata ndërkombëtare – pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar Shtetin Islamik. Departamenti i Shtetit thotë se synimi i konferencës është të përshpejtojë përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur ISIS-in në zonat që janë ende nën kontrollin e tij në Irak dhe Siri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton nga Departamenti i Shtetit.

Lufta kundër Shtetit Islamik dhe rrugët për të stabilizuar rajonin në Irak dhe Siri, do të jenë fokusi i një konference të rëndësishme që Sekretari i ri i Shtetit Tillerson do të kryesojë në Uashington. Koalicioni ka bërë përparim të ndjeshëm, por ka ende shumë punë për t’u bërë, thotë zëdhënësi në detyrë Mark Toner.

“Së pari është një mundësi për administratën e re të vlerësojë ku jemi dhe çfarë duam të bëjmë në të ardhmen. Nuk dua të them më shumë sesa vetë Sekretari i Shtetit, por ai do të vijë këtu me ide dhe qasje të reja për mënyrën sesi të mposhtim ISIS-in.”

Konferenca do t’i japë zotit Tillerson shansin për t’u takuar me aleatët amerikanë, thotë Michael O’Hanlon.

LEXO EDHE:  Gratë e guximshme/ Filmuan brenda fortesës së ISIS (VIDEO)

“Në se do të ketë ide për politika të reja aq më mirë, por nuk është e nevojshme, aq më tepër në sesionin e parë pasi njerëzit duhet njihen me njëri- tjetrin dhe sigurisht edhe me zotin Rex Tillerson dhe Donald Trump. Këta janë njerëz jo shumë të njohur në komunitetin e politikës së jashtme apo të sigurisë kombëtare, sidomos në nivel personal.”

O’Hanlon thotë se ka disa çështje të mprehta për t’u diskutuar nga partnerët e koalicionit.

“Turqia ka miliona refugjatë në tokën e saj dhe nuk shihet fundi i luftës në Siri. Evropiano-perendimorët janë ende nervozë rreth kthimit të luftëtarëve të ISIS-it, veçanërisht ata që janë nga vendet e tyre dhe që shkuan për të luftuar dhe tani kthehen duke u përpjekur për fushata terroriste… pra askush nuk është i kënaqur, dhe askush nuk mund të jetë. Jemi në mes të kësaj fushate.”

Presidenti Trump ishte kritik ndaj presidentit Barack Obama për atë që e quajti një luftë të dobët kundër militantëve të ISIS-it, prandaj analistët po kërkojnë të shohin nëse administrata e re do të ndërmarrë një kurs të ri, ndërsa qendra e veprimit pritet të zhvendoset në kryeqytetin e vetshpallur të Shtetit Islamik, Raka./Zeri i Amerikes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Inteligjenca gjermane: Po rritet numri i grave qe bashkohen me ISIS

LEXO EDHE:  Shteti Islamik emëron liderin e ri të ISIS

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

LEXO EDHE:  Gratë e guximshme/ Filmuan brenda fortesës së ISIS (VIDEO)

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Shteti Islamik emëron liderin e ri të ISIS

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE