LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte mjetin i dehur/ Policia e Elbasanit arreston 24 vjeçarin

21 Mars 2017, 09:20, Aktualitet CNA

Një shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagracë të shtetasit R. K, 24 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ?Ford? veturë me targa EL8658B, në aksin rrugor Elbasan ? Cërrik, u ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur?. /CityNews

Lajmet e fundit nga