LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donald Lu kokë më kokë me Berishën/Çfarë u diskutua për 1 orë

21 Mars 2017, 13:19, Aktualitet CNA

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, zhvilloi sot një takim me ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Ka qenë ambasadori Lu që ka shkuar në zyrën e Berishës, duke zhvilluar një bisedë kokë më kokë për një orë.

Në fokus të diskutimit mësohet të ketë qenë situata politike në vend, si dhe protesta e opozitës, e cila vijon prej më shumë se 1 muaji në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë.

Takimi i ambasadorit Donald Lu me ish-kryeministrin Sali Berisha vjen në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet të marrë mbështetje ndaj kërkesave të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar disa takime me ambasadorët e vendeve të BE-së në vendin tonë, ku ka bërë të ditur kushtet e opozitës për qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme./CityNews

Lajmet e fundit nga