LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau dajën e shokut në Bathore/ "Arrest me burg" për autorin

20 Mars 2017, 15:03, Aktualitet CNA

Gjykata ka caktuar masën ?arrest me burg? për 16 vjeçarin Ledian Cani, i cili vrau dajën e shokut dy ditë më parë në Bathore. Po kështu gjykata vendosi masën ?burg me afat? për të atin e Ledianit, Rasim Cani.

Për 16-vjeçarin tjetër, i cili u përfshi në konflikt, Klaudio Preçi, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitjeje”. Sherri ka nisur fillimisht mes dy 16 vjeçarëve, Ledian Cani  dhe Klaudio Preçi, për motive të dobëta.

Në konflikt janë përfshirë më pas dhe dajat e adoleshentit Klaudio Preçi, Aleksander Barlika dhe Altin Barlika, ndërsa në mbrojtje të adoleshentit tjetër ka ardhur i ati, Rasim Cani.

Fillimisht ata janë konfliktuar me mjete të forta me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit. /CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga