Connect with Us

Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse …!

Aktualitet

Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse …!

Publikuar

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se s’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor me Edi Ramën kryeministër.

Ai foli prerë nga çadra e protestës, në një lidhje direkte për Ora Neës, se standardet do të zbatohen. Sipas tij, shqiptarët do të kenë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Zgjedhje fasadë, zgjedhje me drogën, zgjedhje me krimin, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë as me 18 qershor dhe as me 18 nëntor. Standardet do të zbatohen. Shqiptarët do të kenë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhje sipas standardit evropian, zgjedhje të tjera nuk do të ketë”, tha Basha./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Digjet një banesë në mes të Korçës/ Tre zjarrfikëse në luftë me flakët

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët vila 3-katëshe në Fier

Një shtëpi private në Korçë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.

Mësohet se banesa dy-katëshe ndodhet në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se flakët kanë mbuluar banesën, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Dyshohet se banesa ka shpërthyer në flakë për shkak të pakujdesisë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit/ Rama: U deshën minuta të tëra ta besoja

LEXO EDHE:  Importi i plehrave/Habit Rama: Është seksi kur gjen ngjarje që shokojnë njerëzit

Sakaq, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Publikuar

-

Nga

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aferën e incineratorëve që ka grabitur miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sejamini tha se akuza e ngritura për incineratorët nuk kanë atë impaktin që duhet në publik. Ai tha se shqiptarët nuk tërhiqen shumë nga çështjet ekonomike, por kënaqen duke parë fabula si ajo e çështjes së kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë javë kaloi buxheti i shtetit që kishte shumë probleme. Bëra 1-2 emisione por është e pamundur të marrësh interesin e shikuesit. Shqiptarët kënaqen duke parë këto fabula. Njerëzit presin çdo moment se çfarë do ndodhi, është bërë si ndeshjet e futbollit por nuk ka lidhje me interesin tonë. Këto të gjitha nuk do lënë gjurmë të madhe tek zgjedhjet, njerëzit prapë do shkojnë të votojnë si militant. Këtu është shumë e thjeshtë të hedhësh në treg fabulla të tilla, një gjë është e vërtetë që ti e hedh për të tërhequr vëmendjen dhe e tërheq vëmendjen”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti deklaroi se opozita duhet ta trajtonte më fort kauzën e incineratorëve dhe nuk duhet ta linte që të zbehej kaq shpejt.

LEXO EDHE:  Deklarata e BE/ Kryemadhi: Lexoj zhgënjim te ndërkombëtarët, Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

LEXO EDHE:   “Xhafaj”, Rama flet si Kryeprokuror/ Merr në dorë hetimin për audio-përgjimin

Mund të luhej pak më bukur, ka shumë elementë të fshehtësisë. Është bërë një kompani. Në Elbasan ka filluar, në Elbasan është e veçantë. Një person anonim merr një kompani të sapokrijuar dhe vë në lëvizje gjithë qeverinë. Kush i ka blerë? Kush i ka bërë?”, theksoi Sejamini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Covid-19 është përhapur masivisht edhe në shkolla, duke bërë që disa prej tyre të mbyllen.

Mësohet se sot është vendosur të mbyllet edhe shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ në Sarandë.

Raportohet se mbyllja e shkollës ka ardhur pas rasteve të shumta me COVID-19.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se deri tani në këtë shkollë janë infektuar 5 mësues, një sanitare dhe një roje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE