Connect with Us

Babëzia nuk i lë sulltanët e politikës të shkulen nga kolltuku

Aktualitet

Babëzia nuk i lë sulltanët e politikës të shkulen nga kolltuku

Publikuar

-

Perandoritë e politikanëve janë ndërtuar me një mal dallaveresh.

“Këta politikanë, të cilët për më shumë se një dekadë kanë ndërtuar një pushtet të palëkundshëm, duke dalë jashtë kornizave demokratike e morale, është jashtë mendësisë së tyre shkurtpamëse të largohen nga karrigia, pasi që në perandoritë e tyre ka një mal dallaveresh. Pushteti i tyre dhe zgjatja e tij korrespondon me lirinë e tyre, kurse humbja e pushtetit për ta, korrespondon me burgun. Nuk është problem pse e humbin pushtetin, por problemi është se do t’u dalin të palarat nga rrjeti i krimit, që kanë instaluar në institucionet publike”, shprehet për gazetën “Kosova Sot” analisti Hidajet Ahmeti,raporton Gazeta Kosova Sot

L akmia për të përfituar përjetë- sisht nga politika, dhe për të qenë përjetësisht në pushtet, po dëshmohet edhe në politikëbërjen e Kosovës si një sëmundje e rëndë e egos së këtyre liderëve që ka Kosova, të cilët as nuk mendojnë të pensionohen ndonjëherë me vetë dëshirë dhe as të largohen nga skena politike. Ky është një fenomen ballkanik, siç e thotë edhe komisionari evropian, Johannes Hahn, i cili shprehet se politikanët e vjetër duhet t’ua lëshojnë vendin të rinjve, sepse ata zhgënjehen dhe ikin nga vendi, duke qenë vazhdimisht të sunduar nga ata që nuk janë treguar produktiv në ofrimin e perspektivës për zhvillim. Sidoqoftë analistët politikë konsiderojnë se ka ardhur koha, madje edhe jemi vonuar për pensionim të kësaj klase politike të korruptuar, sepse është pikërisht pushteti e paraja që nuk i lë këta politikanë të lëshojnë karriget e pushtetit dhe duan të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet për të zhvatur sa më shumë nga populli i Kosovës për interesa të tyre dhe të klaneve që i rrethojnë.

Ahmeti: Qytetarët duhet të çlirohen nga këta zaptues Analisti Hidajet Ahmeti thekson për “Kosova Sot” se perandoritë e ndërtuara në institucionet publike nga këta politikanë kanë krijuar mendësinë e një loje të paskrupullt, duke përdorur çdo mjet ilegjitim për të ruajtur, mbajtur dhe marrë pushtetin. “Për këta politikanë, të cilët për më shumë se një dekadë kanë ndërtuar një pushtet të palëkundshëm, duke dalë jashtë kornizave demokratike e morale, është jashtë mendësisë së tyre shkurtpamëse të largohen nga karrigia, pasi që në perandoritë e tyre ka një mal dallaveresh. Pushteti i tyre dhe zgjatja e tij korrespondon me lirinë e tyre, kurse humbja e pushtetit për ta korrespondon me burgun. Nuk është problem pse e humbin pushtetin, por problemi është se do t’u dalin të palarat nga rrjeti i krimit që kanë instaluar në institucionet publike”, shprehet për gazetën analisti Ahmeti. Për këtë arsye, sipas tij, këta politikanë korruptues, e shantazhuse janë në gjendje që të përdorin çdo mjet ilegjitim për ta mbajtur, ruajtur dhe marrë pushtetin.

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

“Deklarata e komisionarit evropian, Hahn, është një mesazh i qartë se Ballkani e veçanërisht Kosova ka ndërtuar një frymë, e cila ngjan me sistemet totalitare, në njërën anë, duke përdorur çdo mekanizëm të pushtetit për ta vazhduar diktatin në mekanizmat e shoqërisë, kurse në anën tjetër, duke ndërtuar një pushtet të palëkundshëm përmes rrjetës së shtrirë në institucionet publike. Kjo frymë e qeverisjes së mbrapshtë ka ngulfatur jetën institucionale, politike e shoqërore, duke e vrarë shpresën për një ndryshim substancial. Ndryshimi i mentaliteti dhe logjika e mbrapshtë ballkanase duhet të fillojë me Republikën e Kosovës, qytetarët e Kosovës njëherë e përgjithmonë të çlirohen nga këta zaptues që e kanë vrarë të ardhmen e qytetarëve të saj”, është shprehur Ahmeti. Sipas Ahmetit, çlirimi nga ky konstelacion qeverisës do të thotë çlirim i qytetarëve nga një dhunë psikologjike e shkaktuar në mënyrë kontinuele nga këta politikanë, kurse liria e komunitetit të vogël politik duhet t’u kthehet qytetarëve, të cilët nuk e gëzojnë këtë liri që një kohë të gjatë./Kosova Sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Publikuar

-

Nga

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit për të krijuar një parti të re që do të drejtohet nga vetë ai.

Meta tha se për interesin kombëtar do të bëjë çdo gjë. Kreu i Shtetit theksoi se në Abc News se do të bëjë çdo gjë që kërkon populli.

Ilir Meta për interesin kombëtar do bëjë çdo gjë, edhe atë që nuk e ka menduar askush.

Nëse populli e kërkon, unë do bëj cdo gjë që kërkon populli shqiptar dhe që më thotë bindja ime”, u shpreh ai.

Ndërkohë, pyetjes nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i Shtetit iu përgjigj duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur.

LEXO EDHE:  Shkon në 5 numri i të prekurve me Koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Shkon në 5 numri i të prekurve me Koronavirus në Kosovë

Nuk ekziston një mundësi e tillë. Të jenë të gjithë të qartë se deri në 26 prill Ilir Meta do jetë në detyrë dhe nuk do lejojë që në këtë detyrë Edi Rama të vendosë një kukull.

Ilir Meta ikën nga kjo detyrë dhe çdo detyrë kur populli shqiptarë të marrë vetë në dorë fatin e vet”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë

“Shqiptarët të mos presin zgjedhje daneze se nuk ka ndodhur asnjëherë”. Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta pak minuta më parë.

Meta tha në Abc News se shqiptarët janë të uritur për zgjedhje, ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk kanë për të ndodhur zgjedhje daneze, ndaj sipas tij, shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në dorë.

“Shqiptarët kanë nevojë urgjente të shkojnë në zgjedhje. Shqiptarët janë të uritur për zgjedhje.

LEXO EDHE:  Drejtësia/Sajmir Vishaj: Ambasada e SHBA të publikojë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që s’janë pajisur me vizë

LEXO EDHE:  "Krimi i organizuar kontrollon pushtetin lokal"/ Basha akuza të forta Ramës

Shqiptarët të mos presin zgjedhje daneze se nuk ka ndodhur asnjëherë, por të marrin fatet e tyre në dorë se unë jam këtu për t’i mbështetur”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

Publikuar

-

Nga

Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama, teksa po diskutonte për situatën politike, për zgjedhjet e 25 prillit dhe për pandeminë e koronavirusit.

Meta tha se e vetmja gjë që rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve është bojkotimi i tyre nga opozita, siç ndodhi edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kreu i Shtetit ngriti akuzat në Abc News se qeveria po tenton të provokojë opozitën që të bojkotojë zgjedhjet dhe paralajmëroi se fusha nuk do të mbetet bosh.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i kufijve/ Dy subjekte të koalicionit qeverisës i bashkohen opozitës 

LEXO EDHE:  Taksa ndaj Serbisë/ Rritet eksporti Shqipëri në Kosovë

E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha nuk do të mbetet bosh”, tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE