LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bën trakte kundër partnerëve natën/OSBE e tregon me gisht

19 Mars 2017, 10:32, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në çadrën e protestës.

Në ditën e 31 të saj, Basha ka vijuar sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai ka thënë se Rama sulmon të huajt që janë përkrah Shqipërisë për zgjedhje të lira e të ndershme.

?Edi Rama është bërë subjekt i barsoletave në qarqet diplomatike. Rama shkruan trakte kundër ndërkombëtarëve. Ai ka bërë deputetë përdhunuesit dhe kriminelët. Rama sulmoi senatorin italian, Aldo di Biago. Kjo ja nxjerr këmbët e shkurtra këtij të gjatit. Çfarë është ky që baltos luftëtarët për liri të Shqipërisë në Ballkan? Pasi ka mbushur parlamentin me trafikantë, pasi tregohet me gisht nga OSBE për pasurinë e tij, ka fytyrën të marrë nëpër gojë i pafytyri të sulmojë nga Donald Trumpi, te senatori italian, të sulmojë vetëm se ata janë përkrah Shqipërisë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky dhe Fatmir Xhafaj janë zhdukur nga qarkullimi, kanë frikë. Rama është i tronditur thellë psiqikisht. Rama do ikë që ç?ke me të. Merr pak më shumë ilaçe sonte dhe mos bëj trakte të mesnatës kundër partnerëve. Merr valixhet dhe bëhu gati?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga