LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta legjenda e rokut Çak Beri

19 Mars 2017, 07:54, Aktualitet CNA

Çak Beri u nda të shtunën nga jeta në qytetin e lindjes, Seint Luis të Mizurit në moshën 90 vjeçare.

Termi ‘legjendë’ është përdorur e abuzuar për shumë muzikantë gjatë dekadave, por të paktë janë ata që e meritojnë sa Çak Beri. Angus Jang, kitaristi i AC/DC thotë se kopjoi kërcimin ritmik në skenë direkt nga Beri. Ai u bë sinonim i revoltës kulturore të adoleshentëve në vitet 1950; vargjet e tij plot imazhe seksuale e sensuale kapnin epshet e moshës adoleshente, ndërsa muzika ritmike ishte nje amalgamë e muzikës Kantri, Bluz dhe Rithm, që kishte filluar të quhej ‘rok en roll’. Shumë shpejt ethet e rokut kapërcyen Atlantikun, mbërthyen Britaninë dhe roku do t’i përkiste botës.chuck 2

Ai ishte simboli i artstit amerikan: krijues, rebel, kërkues dhe frymëzim që ‘infektoi’ grupe artistësh që nga Bitëls, Rolling Stones, Slash, Leni Krevits.

Ai ndjeu racizmin, diskriminimin, padrejtësinë në kontrata e pagesa, por ajo që la pas ishte më e madhe se vetë Beri. Në një prezantim televiziv në 1972, spikeri u shpreh, ‘po të duhej t’i gjenim rok en rollit një emër tjetër, do ta quanim Çak Beri’./Zeri i Amerikes

Lajmet e fundit nga